Flash News

KRYESORE

Historiani Ben Andoni: Fundi i Ramës do vij nga oligarkët

Historiani Ben Andoni: Fundi i Ramës do vij nga oligarkët

Historiani dhe analisti Ben Andoni i ftuar në "Arena" në Ora News konstaton se besueshmëria e kryeministrit Rama dhe e kabinetit qeveritar është në rënie.

Andoni shtoi se Partia Socialiste të pasurit po e bëjnë Ramën të lëshojë pa fund dhe nuk po administron dot pushtetin e vendit.

“Veliaj është shumë i zoti për të gjetur rrugën e vet në hije. Ajo që më duket më pikante në këtë moment nuk është bashkia e Tiranës. PS kërcënohet në Durrës, kërcënohet në bastionet e veta.  PS mund të linte Tiranën për të marrë për herë të parë Shkodrën. Rama rrezik real ka qenësinë e tij. Ramës i duhet një investim i jashtëzakonshëm për të fituar kreditet e duhura. Të pasurit po e bëjnë Ramën të lëshojë pa fund dhe nuk po administron dot pushtetin e vendit”, deklaroi Andoni.

Analisti Alibekaj: Përgjimet prishën planin e Ramës për të emëruar Dakon si ministër

Të fundit