Flash News

KRYESORE

Historiani Ben Andoni: Nëse arrestohen këto dy zyrtarë, hapen negociatat

Historiani Ben Andoni: Nëse arrestohen këto dy zyrtarë, hapen

Kur duhet edhe pak ditë nga vendimi Bashkimit Europian për hapjen ose jo të negociatave për Shqipërinë, skepticizmi i disa vendeve evropiane, si Franca, Hollanda dhe Franca vazhdon të jetë i madh.

Lidhur me këtë çështje ka folur edhe historiani Ben Andoni, i cili mendon se nëse do të ishte arrestuar ish-kryeprokurori Adriatik Lalla dhe ish-ministri Saimir Tahiri, hapja e negociatave do të ishte pothuajse e sigurt.

“Element të caktuar duhet të ishin pas hekurave. Për shembull, nëse zoti Tahiri dhe zoti Llalla do ishin pas hekurave, hapja e negociatave nuk do ishte 50% me 50% por do ishin 70% me 30%”.

Po ashtu, Andoni theksoi se nëse Maqedonia do të zgjidhe çështjen e emrit me Greqinë para datës 25 qershor, atëherë ka gjasa që negociatat të hapen për dy vendet për arsye gjeostrategjike më shumë sesa për meritokraci.

Të fundit