Flash News
Goro në burg, Blerina Balaj komandohet kryetare e Bashkisë Himarë
Video/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, qytetari pështyn në fytyrë Vangjel Tavon
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
Nën hetim për trafik k*kaine, SPAK sekuestron pasuritë e Princ Dobroshit dhe Olsi Syziut
Atentat në Memaliaj, qëllohet me breshëri arme avokati
Historiani Butka nderohet me titullin Doktor nga universiteti amerikan
Historianit Uran Butka i është dhënë sot titulli Doktor “Honoris Kauza” nga Kolegji i Artit dhe Shkences te Universitetit Vox Dei Amerikan. Ndërkohë shkencëtari i njohur indian Madu Krishan dhe kreu i Akademisë e Paqes Botërore i dorëzoi Uran Butkës Urdhrin e misionarit te Paqes Shenjtorja Tereza. Shkencëtari indian vlerësoi lart kontributin e ish politikanit dhe historianit shqiptar Uran Butka si një personalitet i shkencës shqiptare. Dr Shefki Hysa dhe shkencëtari indian i dorëzuan titullin “Honoris Kauza” ne diplomacinë ndërkombëtare historianit shqiptar nga universiteti Vox Dei dhe Urdhrin e Paqes Nënë Tereza. “Falenderoj Akademinë Botërore të paqes dhe Universitetin Vox Dei për dhënien e këtij titulli. Është rezultat i një pune çerek shekulli. Ne punën time kam pasur mision vetëm fjalën e lirë” tha Butka. Historiani Uran Butka është në pak personalitete shqiptare që është nderuar me këtë çmim. Ai është autor i mjaft librave të njohur dhe studimeve si ato për Mid’hat Frashrin, Luftën e Dytë Boterore etj. Butka rrjedh nga një familje e njohur patriotike shqiptare. I biri i Safet Butkës dhe nipi i Sali Butkës, një familje me kontribut të madh në shtetformimin shqiptar. Butka ka shërbyer edhe si deputet i Partisë Demokratike në dy legjislatura nga viti 1992.