Historiani denoncon Edi Ramën: Në nëntor të 2015-ës takim sekret me kryetarin e lobit grek-himariotas, ja çfarë i premtoi

Historiani Arben Llalla ka denoncuar takimin e kryeministrit Edi Rama me kryetarin e lobit grek-himariotas, priftin Kosmas Karavellas. Sipas Llallës, Rama dhe Karavellas janë takuar në nëntor të 2015-ës dhe kryeministri shqiptar i ka premtuar priftit lobues ndërtimin e kishës dhe manastirit në majë të Llogarasë.

“Në nëntor 2015, kryeministri Edi Rama bëri një takim tepër sekret me Lobin greko-amerikan, ku u takua edhe me kryetarin e lobit grek-himariotas, priftin Kosmas Karavellas. Kryetari i lobit Karavellas i kërkoi Edi Ramës ndërtimin e kishës dhe manastirit në majë të Llogarasë, Shën Kosmas Etolias. Kjo foto është bërë në restorantin e një grekut në SHBA, nëntor 2015. Ne do vazhdojmë të denoncojmë edhe më tej paftyrësinë e politikanëve shqiptar”, shkruan Llalla.

Historiani ka komentuar edhe përfshirjen e një shtetaseje shqiptare me kombësi sllavo-maqedonase në listën e PS për zgjedhjet e 18 qershorit.

“Nuk është rastësi që në listën e PS gjendet një shtetase shqiptare me kombësi sllavo-maqedonase. Kjo sllave-maqedonase do përfaqësojë minoritetin e saj, pra projekti i Edi Ramës po ecën mirë duke e paraqitur Shqipërinë si vend multietnik si Maqedonia. Kjo sllavo-maqedonase ka lidhje të ngushta me Lindita Nikollën e cila burrin e ka sllavo-maqedonas, Ligor Nikolla-Nikollovski. Armiqtë e shqiptarëve dikur thoshin: Shqiptarit shtoi drurin dhe pakësoi bukën që të qëndrojë urtë”, shprehet historian Llalla.