Flash News

KRYESORE

Historiani publikon lajmin: Greqia ka hedhur miliona euro për t’i hequr mandatin Idrizit

Historiani Arben Llalla, njëkohësisht aktivist për çështjen çame, ka publikuar një artikull të mediave greke që njoftojnë se KQZ në Shqipëri do të votojë sot kundër kërkesës së Shpëtim Idrizit për të marrë mandatin e deputetit në Tiranë.

Llalla shpreh dyshime për informacionin e mediave greke, ndërsa thekson se Athina ka hedhur mijëra euro që Idrizi të mbesë jashtë Kuvendit dhe PDIU të zhduket si parti.

“Mediet e sotme greke shkruajnë se KQZ në Shqipëri do votojë kundër Shpëtim Idrizin. Ajo që është shqetësuese është se nga e dinë mediet greke se çfarë vendimi do marri sot ora 10.00 KQZ? E kemi thënë që Greqia ka hedhur mijëra euro që Shpëtim Idrizi të mbesë jashtë Kuvendit të Shqipërisë dhe PDIU të zhduket si parti”, shkruan Llalla.

Shpëtim Idrizi nuk e fitoi mandatin për shumë pak vota, ndërkohë PDIU ka publikuar pamje filmike ku pretendohet se vërtetojnë vjedhjen e votave të kësaj partie.

Të fundit