Flash News

KRYESORE

Historike! Maqedonia dhe Greqia nënshkruajnë marrëveshjen për emrin

Historike! Maqedonia dhe Greqia nënshkruajnë marrëveshjen

Ditë historike për dy shtetet ballkanike. Greqia dhe Maqedonia nënshkruan këtë të diel marrëveshjen për zgjidhjen e kontestit shumëvjeçar të emrit.

Tashmë, me marrëveshjen e re shteti fqinj do të njihet me emrin Maqedonia e Veriut. Ky akt u nënshkrua në Prespë nga Ministrat e Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov dhe Nikos Kotzias, në prani të kryeministrave, Zoran Zaev dhe Aleksis Cipras.

Po ashtu, të pranishëm ishin edhe ndërmjetësi i OKB-së, Metju, Shefja e diplomacisë evropiane, Federica Mogerini si dhe Rozmari Di Karko, përgjegjëse për çështje politike e sekretarit të përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guteresh.

Kjo marrëveshja zgjidh konfliktin mbi 25 vjeçar dhe zhbllokon procesin e integrimit të Maqedonisë në NATO dhe BE,

Të fundit