Historike/ Me shtrëngime duarsh dhe mesazhe për paqe, Kim Jong Un takon pas 10 vjetësh liderin e Koresë së Jugut

Me shtrëngime duarsh të gjata dhe emocione mes tyre, udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong Un dhe Presidenti i Koresë së Jugut Moon-Jae-in zhvilloi takimin e parë pas shumë vitesh në Korenë e Jugut.

Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un kaloi kufirin e vendit të tij me Korenë e Jugut për samitin e parë brenda Koresë, pas më shumë se 10 vitesh, ku do të diskutojnë programin bërthamor të Veriut dhe paqen në gadishullin.

Kim dhe Presidenti i Koresë së Jugut, Moon Jae-in, përfunduan raundin e parë të bisedimeve dhe do të takohen sërish në orët e pasdites së sotme.

Ajo që ra në sy ishte fakti se para fillimit të takimit, Moon ka ecur dorë për dore në Korenë e Veriut përpara se të kalojë në pjesën Jugore.

Të dyja vendet po kërkojnë t’i japin fund konfliktit të tyre të gjatë dhjetëvjeçar dhe të lehtësojnë tensionet mbi programin e armëve bërthamore të Veriut.

Ndërsa shtrëngonte duart, Moon i tha Kim, “Unë jam i lumtur që ju takoj”.

Ndërkohë, Kim shkroi një mesazh në librin përkujtimor të miqve: “Tani fillon një histori e re, një epokë paqeje, që nga fillimi i historisë”.

Përfaqësuesit e dy vendeve, pritet të lëshojnë një deklaratë më vonë lidhur me programin bërthamor të Veriut dhe rreth përmirësimit në marrëdhënieve mes dy shteteve fqinje. /Politiko.al/