Flash News

KRYESORE

“Historitë e vetëdorëzimit”, ish ministri: Opinioni publik ushqehet me telenovela

“Historitë e vetëdorëzimit”, ish ministri: Opinioni

Ish ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, në një postim në Facebook, ka komentuar rastet e përsëritura të vjedhjeve të këtyre ditëve të fundit në vendin tonë.

Manjani shprehet se hajdutët dhe grabitësit po bëjnë namin, gjë që është tregues i krizës së thellë ekonomike, ndërkohë që opinioni publik ushqehet me histori vetëdorëzimi.

Postimi i plotë:

Ndërkohë që opinioni publik ushqehet me histori e bëma “vetdorëzimi”, grabitës e hajdutë, veç e veç e të grupuar po bëjnë kërdinë!!!

Banka, pika karburantesh, kambistë, llotari e kudo ku ende mblidhet para shfaqen grabitës.

Këto ngjarje nuk janë çështje “vesi”, por tregues i krizës së thellë EKONOMIKE!

Ndërkohë opinioni vijon të ushqehet me telenovela e lajme rozë....

Të fundit