Flash News

KRYESORE

Hodhën tymues në Kuvend, mblidhet Byroja për 7 deputetët e PD-së dhe LSI-së

Hodhën tymues në Kuvend, mblidhet Byroja për 7 deputetët e

Byroja e Kuvendit është mbledhur ditën e sotme për të shqyrtuar kërkesën e Partisë Socialiste lidhur me përjashtimin e deputetëve të PD dhe LSI për 10 ditë nga punimet e Kuvendit.

Të pranishëm janë dhe deputetët e PD-LSI, përshirë dhe Monika Kryemadhin, e cila është në listën e deputetëve që rrezikohen të përjashtohen, pas protestës së dhunshme brenda dhe jashtë Kuvendit, ditën e hënë.

Deputetët për të cilët PS kërkon të përjashtohen:

  • Monika Kryemadhi
  • Flamur Noka
  • Bardh Spahia
  • Kejdi Mehmetaj
  • Endri Hasa
  • Ervin Salianji
  • Indrit Braimllari

Mbetet për t’u parë çfarë vendimi do të merret për deputetët e opozitës të cilët hodhën tymues në Parlament dhe u përplasën me mazhorancën.

Të fundit