Flash News

KRYESORE

Hodhi në erë me eksploziv një makinë dhe derën e një diskoteke, arrestohet vlonjati

Hodhi në erë me eksploziv një makinë dhe derën e

Policia ka vënë në pranga një 42-vjeçar nga Vlora, i shpallur në kërkim prej dy vitesh. Bashkë me persona të tjerë, dyshohet se kane vendosur eksploziv poshtë një automjeti, si dhe në derën e një diskoje në Elbasan.

“Në kuadër të operacionit "Eksplozivi", në rrugën "Janaq Kilica" policia e Vlorës dhe e Elbasanit kanë bërë kapjen dhe ndalimin e shtetasit në kërkim A. S., 42 vjeç, banues në Tiranë.

42 vjeçari ka qenë i shpallur në kërkim, pasi në maj të vitit 2017 në bashkëpunim me persona të tjerë dyshohet se kanë vendosur eksploziv poshtë një automjeti, si dhe në derën e një diskoje në Elbasan.

Ndaj këtij shtetasi, i cili kohët e fundit fshihej në Vlorë, Gjykata e Apelit Durrës ka caktuar masën e sigurisë "Arrest në burg" për veprat penale "Shkatërrim prone me eksploziv" dhe "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municioneve", sqaron policia.

Të fundit