Flash News

KRYESORE

Hoeness: Kovac u shkarkua, sepse dy lojtarë më erdhën në zyrë

Hoeness: Kovac u shkarkua, sepse dy lojtarë më erdhën në

Presidenti i Bayernit, Uli Hoeness, ka zbuluar se Niko Kovac është shkarkuar, sepse kështu ia kanë kërkuar lojtarët. Raporti i kroatit me disa lojtarë ishte krisur, kështu që numri 1 i klubit bavarez duhet të merrte një vendim.

Duke folur për ZDF, Hoeness ka rrëfyer hapur se dy lojtarë të Bayernit kërkuan shkarkimin e trajnerit. Dyshohet se ata janë Manuel Neuer dhe Robert Lewandowski, por Hoeness nuk i ka zbuluar.

“Dy lojtarë na kërkuan që të shkarkojmë Kovacin dhe klubi reagoi për të zgjidhur problemet“, ka thënë 67-vjeçari. Kovac u shkarkua pas humbjes turpëruese 5-1 në kundër Eintracht Frankfurt, ish-skuadrës së tij.

Të fundit