Flash News

KRYESORE

Hoeness-Rummenigge si rrallë herë, Coronavirus i vendos kundër njëri-tjetrit

Hoeness-Rummenigge si rrallë herë, Coronavirus i vendos kundër

Uli Hoeness nuk është më president i Bayern-it, por po i prish paksa punë mikut të tij të vjetër, Karl-Heinz Rummenigge. Ish-numri 1 i klubit bavarez kishte kohë që nuk jepte mendime personale në media, por së fundmi e bëri në lidhje me temën e ditës, Coronavirus.

"Kurrë më parë në jetën time nuk kam parë një virus të tillë. Mendoj se duhet të mendojmë vetëm për shëndetin e njerëzve. Bundesliga? Do doja t'i shihja stadiumet plot, por më mirë jo. Fillimisht duhet të presim katër javë, pastaj shohim. Mund të ndodhë që as në tetor nuk luhet dot futboll. Ku i dihet?" - është shprehur Hoeness.

Krejt ndryshe mendon Rummenigge, aktualisht shef ekzekutiv në Mynih. "Thonë që t'i luajmë ndeshjet pa tifozë, por nuk më duket ndonjë zgjidhje efektive. Edhe pa tifozë, stadiumi do të ketë rreth 80 vetë. Po flasim për humbje jashtëzakonisht të mëdha. Ka klube që pa shitje biletash mund të falimentojnë. Duhet urgjentisht të gjejmë një zgjidhje, që kampionati të luhet".

Hoeness duket më njerëzor në deklaratat e tij, ndoshta sepse tashmë ai është shkëputur nga futbolli. Rummenigge, si përherë, sheh aspektin ekonomik. Interesante t'i shohim bashkë në një debat. Nuk ka ndodhur kurrë!

Të fundit