Flash News

KRYESORE

“Holanda ka tregun e kababisin dhe prostitucinit”, Nano replikon me Ruçin: Ja ke fut kot!

“Holanda ka tregun e kababisin dhe prostitucinit”, Nano replikon me

Analisti Mustafa Nano ka komentuar deklaratat e Kryetarit të Parlamendit, Gramoz Ruçi i cili një javë më parë u shpreh se prostitucionin dhe drogën nuk e shpikën shqiptarët por e gjetën në Europë dhe se fara e kanabisit dhe teknologjia vijnë kryesisht nga Holanda.

Në monologun e tij të përjavshëm në emisionin “Provokacija”, Nano i quajti qëndrimet e Ruçi si të pavend, pasi ne akuzohemi se e tolerojmë qëllimisht këtë fenomen, i cili është shndërruar në aktivitet ekonomik.

“Ruçi tha se kanabisi është një njollë e zezë, por fara dhe tregu vjen nga Holanda. Ai nuk ështe në gjendje të bëjë diferencen mes Shqipërisë dhe Holandës. Ne akuzohemi që se mbyllim sytë dhe veshet para kanabizimit, i cili u shndërruar në aktivitet ekonomik që u menaxhua lirshëm nga grupet kriminale dhe ishte një veprimtari ilegale. Dua të them se u inkurajua nga strukturat shteterore. Ruçi ja fut kot kur flet për prostitucionin, pasi në Hollande vajzat dalin me dëshirë për të ushtruar këtë aktivitet, ndërsa te ne vajzat gënjehen. Kjo është diferenca mes Shqipërisë dhe Holandës i dashur Gramoz. Leksione të tilla janë krejt të pavend!”, u shpreh Nano.

Deklaratat e Ruçit bënë mjaft bujë në mediat vendase, teksa kryetari i delegacionit të grupit parlamentar holandez Malik Azmani u  shprehur për gazetën Telegraaf: “Siç duket kemi shkelur tek diçka e ndjeshme në Shqipëri me pyjetjet tona, gjithsesi i kemi mbajtur të gjitha shënim”.

Të fundit