Flash News

KRYESORE

Holanda 'rrëzon' kampionët e Evropës me shifrat 3-0

Holanda 'rrëzon' kampionët e Evropës me shifrat 3-0

Pas humbjes minimale kundër Anglisë, Holanda është rikthyer tek fitorja, duke mposhtur me rezultatin 3-0 kampionët në fuqi të Evropës, Portugalinë.

 Të tre golat e takimit u shënuan në pjesën e parë të ndeshjes, ndërkohw qw luzitanët e mbyllen me 10 lojtarë, pas dy kartonave të verdhë të Joao Cancelo.

Serinë e golave e hapi Memphis Depay  që zhbllokoj shifrat, me mesfushorin e Lyon që devijoj drejt rrjetës një top të hedhur në zonë nga mesfushori 20 vjeçar Donny van de Beek.

Për të dyfishuar shifrat mendoj sulmuesi tjetër, Ryan Babel që devijoj me kokë një krosim të mbrojtësit Matthijs de Ligt.

Në sekondat e fundit të pjesës së parë, mbrojtësi Virgil van Dijk goditi saktë me të djathtën një penallti në lëvizje.

Të fundit