Flash News

KRYESORE

Holanda zbarkon me kryepolicë në Tiranë

Holanda zbarkon me kryepolicë në Tiranë

Shqetësimi nga trafiqet dhe krimi i organizuar me origjinë shqiptare në Roterdam, ka sjellë në Tiranë një delegacion të nivelit të lartë, raporton Panorma.

Siç njofton dhe Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Tiranë, “një delegacion i lartë, ndryshe i njohur si Trekëndëshi i Roterdamit për Rendin Publik dhe Sigurinë, i kryesuar nga kryetari i bashkisë së Roterdamit, Ahmed Aboutaleb, do të vijë për një vizitë zyrtare në Shqipëri, nga data 2 deri më 6 nëntor 2017”.

Por, sipas njoftimit të ambasadës, pjesë e delegacionit, përveç kryebashkiakut Ahmed Aboutaleb, do të jenë dhe krerë të institucioneve ligjzbatuese të Roterdamit.

“Drejtori i Policisë së Roterdamit, Frank Paauë, kryeprokurori i Roterdamit Marc van Nimëegen, drejtori i Aviacionit në Xhandarmërinë Mbretërore, në Ministrinë e Mbrojtjes Brig.Gen, Pieter Simpelaar do të jenë gjithashtu pjesëtarë të këtij delegacioni”, thuhet në njoftim.

Fokusi i kësaj vizite do të jetë lufta kundër emigracionit të paligjshëm, trafikimit të qenieve njerëzore dhe krimit të organizuar. Ardhja e këtij delegacioni në Shqipëri, ka si qëllim përcjelljen e shqetësimit që qytetarët dhe autoritete e Roterdamit kanë ndaj rritjes së kriminalitetit me origjinë nga Shqipëria.

Qëllimi i kësaj vizite, sipas Ambasadës Holandeze, është që të kuptohet situata në Shqipëri si dhe faktorët që shtyjnë qytetarët shqiptarë drejt rrugëve të rrezikshme të emigracionit të paligjshëm.

Të fundit