Flash News
Lirohet nga qelia ish-kryebashkiaku i Fushë Arrëzit, Fran Tuci
Konstituimi i grupit të dialogut PD-PS, Bylykbashi: Prioritet është Reforma Zgjedhore
Konstituohet grupi i dialogut mes opozitës dhe mazhorancës për ‘Reformat’
Tragjikomedia e AADF me Butrintin: Një i panjohur do të drejtojë bordin shkencor të fondacionit
Lejuan 37 ndërtime të paligjshme, dënohen dy kryeinspektorë dhe inspektorë të IMT në Bashkinë e Lushnjes
Holanda: Zgjedhjet në Shqipëri të bëhen me pjesëmarrjen e të gjitha partive dhe me standarde
Ambasada e Holandës në Tiranë bën thirrjen që në zgjedhjet parlamentare të krijohen kushte për pjesëmarrje të të gjitha partive politike.
Përmes një njoftimi për shtyp, ambasada holandeze kërkon nga partitë politike që të angazhohen fuqimisht për të zgjidhur krizën e krijuar.
Pas konsultimeve me ambasadën e SHBA dhe ambasadën e delegacionit të BE, Holanda i bën thirrje të gjitha forcave politike të vazhdojnë të angazhohen në një dialog për t’u siguruar që zgjedhjet të zhvillohen në përputhje me standardet ndërkombëtare dhe pjesëmarrjen e të gjithë palëve politike. Të gjithë liderët politikë duhet të marrin përgjegjësitë e tyre për stabilitetin e vendit”, thuhet në njoftimin për mediat.
Ambasada shton se “shqiptarët kërkojnë dhe meritojnë zgjedhje me ofertë të gjerë politike. Edhe pse zgjedhjet pa opozitën do të ishin për të ardhur keq, ato do të vlerësohen sipas meritave të tyre bazuar në standardet ndërkombëtare. Duke marrë parasysh reformën në drejtësi të mbështetur nga 90% e qytetarëve shqiptarë dhe ndryshimet kushtetuese të bëra me konsensus në korrik 2016, ambasada e SHBA dhe delegacioni i BE presin progres real në përmbushjen e 5 prioriteteve për hapjen e negociatave. Kjo duhet të përfshijë rezultate të besueshme në luftën kundër drogës dhe dekriminalizimit të politikës”.