Flash News
SPAK sekuestron pasuritë e dy ortakëve të Evis Berberit
Goro në burg, Blerina Balaj komandohet kryetare e Bashkisë Himarë
Video/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, qytetari pështyn në fytyrë Vangjel Tavon
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
Nën hetim për trafik k*kaine, SPAK sekuestron pasuritë e Princ Dobroshit dhe Olsi Syziut
"Holandezët e kanë me shqiptarët", Fevziu kundër zv/ministres: Ishin ata që na hoqën të parët vizat në 2010-ën
"Unë nuk e kuptoj pse ata përmendin vetëm Shqipërinë dhe Kosovën. Pse e kanë vetëm me shqiptarët?" Kështu u shpreh zv/ministrja e Brendshme, Rovena Voda, në studion e 'Opinion' për vendimin e Parlamentit të Holandës për të kërkuar rikthimin e vizave me Shqipërinë.
Por kjo deklaratë e Vodës u kundërshtua menjëherë nga moderatori Blendi Fevziu, i cili i kujtoi se Holanda ka qenë shteti që ka udhëhequr brenda Bashkimit Evropian, në 2009-2010, kërkesën për liberalizimin e vizave me Shqipërinë.
"Holanda ka qenë vendi i parë që ka hequr vizat me Shqipërinë në 2010-ën. Nuk mund të thoni sot se ata e kanë me shqiptarët. Pse nuke kishin përpara 9 vitesh, por e kanë tani?!",- u shpreh Fevziu.
"Anti-shqiptarizimi" në Holandë, i pretenduar nga zv/ministrja Voda, por edhe nga kryeministri Edi Rama, u kundërshtua edhe nga gazetarët e tjerë në studion e 'Opinion'.