Homazhet për Azem Hajdarin, Ilir Meta ‘thumbon’ Ramën: Tolerimi më i vogël rrit autoritarizmin

Presidenti Ilir Meta ishte një nga personalitet e ftuar në simpoziumin e mbajtur për nder të 20-vjeotrit të vdekjes së Azem Hajdarit.

Ndërsa vlerësoi lart figurën e Hajdarit si një lider i guximshëm, i cili tregoi se në ishte demokrat që në gen, Meta gjeti rastin të ‘thumbojë’ edhe kryeministrin Edi Rama dhe qeverinë e tij mbi pushtetin total dhe autoritarizmin.

“Azemi ishte një njeri i lindur i lirë dhe këtë e tregoi gjatë gjithë jetës së tij, pasi tregoi se në gen ishte demokrat.

Kjo figurë në fton për të reflektuar” pasi demokracia kërkon guxim për tu fituar dhe mbrojtur sepse tolerimi më i vogël i shkeljeve të të drejtave të njeriut sot çon në një avancimit të autoritarizmit edhe më të madh të nesërmes.

Populli ynë ka vuajtur nga nënshtrimi nga pushteti dhe autoritarizmi dhe është shumë e rëndësishme që kjo figurë të gjenerojë një angazhim më të madh të të rinjve që kërkojnë shanse e më shumë mundësi për demokraci”, u shpreh Meta.

Ai e krahasoi Hajdarin me Xhordano Brunon por tha se ka një ndryshim të madh.

“Hajdari kishte një familje të tij të sapokrijuar kur mori përsipër një mision të vështirë sa i takon rrezikut për të vrarë frikën e një populli në kohën kur frika ishte edhe më e madhe për gjenerata të tëra.

Ka qenë fat i madh që në atë moment vendit iu gjend një lider kaq i guximshëm falë, burrërisë së të cilit Lëvizja Studentore u kthye në një uragan të papërmbajtshëm duke hapur rrugën e një transformimi të thellë”, tha Meta.