Flash News
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Prej 9 vitesh, në 21 janar në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’ mbahen homazhe për nder të 4 demonstruesve të protestës së PS në vitin 2011.
Familjarët e viktimave janë pritur fillimisht nga zv.kryeministri Erion Braçe në kryeministri dhe më pas janë vënë lule në katër vendet ku mbetën të vrarë Hekura Deda, Ziver Veizi, Faik Myrtaj dhe Aleks Nikaj.
Në homazhe me familjarët e viktimave ishin deputetët e PS, me në krye Sekretarin e Përgjithshëm të PS, Taulant Balla.
Kryeministri Edi Rama këtë herë nuk ishte i pranishëm për shkak të axhendës së tij tashmë si kryesues i OSBE-së dhe prej ditës së djeshme është në Ukrainë.
Në rrjetet sociale njoftoi se do të kthehet ditën e sotme, ndërkohë që familjarët vazhdojnë të kërkojnë drejtësinë e munguar për 9 vite rresht.
9 vjet nga 21 janari, familjarët e katër viktimave ende në pritje të drejtësisë