Flash News

KRYESORE

Hong Kongu përplas SHBA-në me Kinën

Hong Kongu përplas SHBA-në me Kinën

Protestat në Hong Kong kanë përplasur dy superfuqitë, SHBA-në dhe Kinën.  Për shtetin amerikano - verior, Kina nuk është gjë tjetër veçse një regjim i dhunshëm pas pakënaqësive të drejtuesve kinezë për shkak të publikimit të një fotoje të një diplomati amerikan, i cili ishte duke folur me aktivistët në Hong Kong.

Kina i konsideron protestat si sjellje banditeske, ndërsa ka akuzuar vazhdimisht SHBA-në për ndërhyrje në Hong Kong. Akuzat ndërmjet të dyja vendeve, u bënë ndërsa aktivistët u mblodhën në aeroportin e Hong Kongut për protesta të paautorizuara.

Aktivistët e veshur në të zeza u ulën në hapësirën e rezervuar për pritjen e pasagjerëve, ndërsa mbanin në duar mbishkrime, ku informoheshin vizitorët për situatën në këtë rajon. Protestat në Hong Kong, nisën rreth një projektligji për ekstradim dhe më pas u përshkallëzuan në kërkim të lirive më të mëdha.

Hong Kongu, ish-koloni britanike, është pjesë e Kinës, por në bazë të marrëveshjes ka autonomi të gjerë.

Të fundit