Flash News

KRYESORE

Horoskopi 25.11.2017, shihni çfarë kane rezervuar yjet për ju sot

Horoskopi 25.11.2017, shihni çfarë kane rezervuar yjet për ju

Dashi

Do jeni shume kërkues sot ju te dashuruarit dhe do nuk do kënaqeni me aq sa do iu japë partneri. Mundohuni te gjeni mënyrën e duhur për te folur me te për te shmangur debatet e mëtejshme. Beqaret nuk do jene me fat ne dashuri dhe do mbeten serish te vetmuar. Ne planin financiar situata do përmirësohet goxha nëse dini ta menaxhoni me kujdes situatën dhe tregoheni te matur me shpenzimet.

Demi

Dite e mbushur me bashkëpunim dhe me emocione te forta ka për te qene kjo e sotmja për te dashuruarit. Do ndiheni gjithë kohës për mrekulli sepse do merrni edhe një surprize te këndshme. Beqaret nuk duhet ta humbin besimin se ne një moment do e gjejnë shpirtin e tyre binjak. Me shpenzimet do dini si te silleni gjithë kohës kështu qe marrëdhënia ne çift do jete e jashtëzakonshme.

Binjakët

Dite shume e qete do jete kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Do keni një komunikim shume te ngrohte me njeri-tjetrin dhe

buzëqeshja do mbizotërojë. Beqaret do bien koke e këmbë ne dashuri me një person dhe nuk do nguten te fillojnë me te një lidhje serioze. Problemet financiare do i zgjidhni sa hap e mbyll sytë kështu qe për asnjë moment nuk do ndiheni ne vështirësi.

Gaforrja

Për pjesën me te madhe te çifteve do jete një dite e këndshme edhe pse pa shume emocione te forta. Kënaquni me aq njëherë për njëherë dhe bëhuni pak me te duruar. Beqaret nuk duhet t'iu besojnë shume premtimeve qe do iu bëhen sepse do zhgënjehen e do mërziten shume shpejt. Ne planin financiar gjithçka do ece për mrekulli. Do i bëni shpenzimet me plane dhe nuk do keni aspak te papritura te pakëndshme.

Luani

Nëse lidhja juaj me partnerit ka qene e mire kohet e fundit, edhe sot gjerat do vazhdojnë te ecin njësoj. Nuk do keni asgjë për çfarë te ankoheni sepse i dashuri i zemrës do jete atje për t'ua plotësuar çdo dëshirë. Beqaret nuk do preferojnë te fillojnë angazhime serioze edhe pse ne fakt mundësitë do i kenë. Buxheti do jete i mire dhe mund te programoni edhe një investim me te madh.

Virgjëresha

Jeta juaj ne çift nuk do jete plotësisht e qete sot. Nuk do mungojnë here pas here mosmarrëveshjet e vogla, por gjithçka do ketë një ku.

Beqaret do fillojnë lidhje harmonike dhe shume te këndshme. Mbrëmja ka për te qene akoma me e bukur. Ne planin financiar bëni kujdes me çdo shpenzim pasi gjendja nuk do jete shume e kënaqshme.

Peshorja

Nëse i shtoni dozat e imagjinatës gjate gjithë kësaj dite, marrëdhënia me partnerin ka për te qene goxha e mire. Do hiqni dore edhe

nga paragjykimet dhe do e lini veten plotësisht te lire. Beqaret nuk duhet ta ndrydhin veten sepse do humbasin mundësi te shkëlqyera.

Me financat do jeni tejet te matur dhe largpamës. Do mendoni me tepër për te ardhmen dhe do i merrni shume shpejt përfitimet nga kjo sjellje.

Akrepi

Sot do ndiheni te pasigurte për te vazhduar me tej ju te dashuruarit dhe mund te qëndroni disi larg partnerit. E mira është te flisni hapur me te dhe te gjeni zgjidhjen me te mire. Beqaret disa do mbajnë te njëjtin status e disa do i rikthehen një dashurie te vjetër. Me financat do jeni shume te pakujdesshëm dhe situata mund te marre tatëpjetën. Ne këtë sektor asgjë nuk do ece si duhet.

Shigjetari

Do jeni shume te dashur e shume te sjellshëm me partnerin tuaj gjate kësaj dite kështu qe marrëdhënia juaj me te ka për te qene e mrekullueshme. Beqaret do jene shume te kujdesshëm dhe nuk do binden lehtësisht nga fjalët e dikujt. Kjo do jete arsyeja pse ata do vazhdojnë te mbeten vetëm edhe sot. Ne planin financiar duhet patjetër te merrni masa drakonike ne mënyrë qe te mos keni probleme.

Bricjapi

Sot do merreni vesh mjaft mire ma partnerin tuaj e madje do jeni gati te flisni edhe për disa tema delikate ne mënyrë qe t'iu jepni zgjidhje njëherë e përgjithmonë. Ata qe janë vetëm nuk do jene me fat ne dashuri dhe çfarëdo qe te bëjnë nuk do kenë ndryshime. Me shpenzimet tregohuni sa me vigjilente dhe menaxhojini me kujdes paratë qe do keni.

Ujori

Nëse kohet e fundit jeni ndier te vetmuar ju te dashuruarit, sot duhet te flisni me partnerin, t'i bëni kritika dhe te gjeni mënyrën për t'u afruar se bashku. Beqaret do jene te pavendosur dhe nuk do ndihen gati për te hedhur hapa. Ata do humbasin disa mundësi qe vijnë vetëm njëherë ne jete. Buxheti do mbetet i qëndrueshëm, por do jeni te akuzuar për te bere investimet e menduara.

Peshqit

Marrëdhënia juaj me partnerin do filloje me debate sot, por pas mesditës do jeni me te kthjellet dhe do zgjidhni çdo mosmarrëveshje.

Beqaret nga ana tjetër do jene ne humor shume te mire dhe te gatshëm për te joshur e për te irtuar.

Për ta mund te ndodhin edhe ndryshime te vogla. Ne planin financiar do e rigjeni ekuilibrin dhe do ndiheni me te qete se asnjëherë me pare.

Të fundit