Horoskopi i ditës dhe një surprizë për ata që kanë ditëlindjen sot

*Horoskopi i Ditës; 09.11.2017

Dashi  (21 mars-19 prill)

Sot ju doni që të mbyllni çdo konflikt në lidhje me një çështje apo pronë të përbashkët që keni me dikë. Kjo mund të shoqërohet me konflikte në lidhje me një çështje trashëgimie. Ju dëshironi që gjërat të qartësohet për të gjithë ata që që janë të përfshirë në këtë çështje. (kjo është ide shumë e mirë)

Demi: (20 prill-20 maj)

Një diskutim intensiv munt të zhvillohet me partnerin tuaj në lidhje me mundësitë për të përmirësuar raportet tuaja të çift. Mos u përpiqni të përmirësoni personin tjetër. Po ashtu mos lejoni dikë tjetër të ndërhyjë. Një marrëdhënie është kombinim mes dy njerëzve dhe ata të dy duhet të jenë të hapur për të ndryshuar.

Binjakët (21 maj-20 qershor)

Ju jeni të gatshëm të punoni shumë sot për të bërë disa përmirësime në punën tuaj dhe në shëndetin tuaj. Ju dëshironi të gjeni mënyrën më të mirë për të patur një marrëdhënie romantike dhe të dy bashkë do ta nisni që nga detaji më i vogël për ta ruajtur dhe ta shtuar të dy bashkë.

Gaforrja ( 21 qershor-22 korrik)

Ju dëshironi të gjeni mënyrën më të mirë për t’i kushtuar kohë fëmijëve tuaj, që ata të mësojnë diçka të rëndësishme. Po ashtu ju do përpiqeni të përmirësoni marrëdhënien tuaj në çift.

Luani (23 korrik – 22 gusht)

Kjo është dita perfekte për t’u marrë me punët e shtëpisë, të pastroni, të merreni me mbeturinat, me banjon, kuzhinën. Je në kohë.

Virgjëresha (23 gusht- 22 shtator)

Sot do të jeni shumë bindës teksa do diskutoni me të tjerët. Kjo do jetë një ditë e fuqishme, sidomos për ata që punojnë në Marketing dhe në Marrëdhëniet me Publikun. Sot do të jetë një ditë shumë e fuqishme për ata të cilët do të shkruajnë, mësojnë dhe veprojnë, sepse janë fjalët ata të cilat do të bindin.

Peshorja (23 shtator-22 tetor)

Sot dita juaj sot do të lidhet me paratë. Ju do jenë në kërkim për të gjetur mënyrën e duhur për të bërë para, për të kursyer apo për t’u kujdesur për to. Mos u shqetësoni, vendimi që do merrni do jetë ai i duhuri.

Akrepi (23 tetor-21 nëntor)

Shihnja veten në mënyrë seriozie para pasqyrës. Pastaj pyesni veten çfarë mund të bëni për të përmirësuar paraqitjen tuaj. Përshtypja që ju i lini të tjerëve është shumë e rëndësishme sepse ndikoni direkt te përshtypja që ju i lini të tjerëve. Kujdesi për veten tuaj mund t’i bëjë të tjerët të tërhiqen më shumë nga ju.

Shigjetari (22 nëntor-21 dhjetor)

Sot do të keni një nuhatje të mprehtë për të zbuluar të vërtetën në lidhje me dyshimet që keni. S’do lini gur pa lëvizuar për ta zbuluar. Mund të bëheni dhe të pamëshirshëm. Shigjetari është një ndër shenjat më ngulmuese dhe sigurisht që do i jepni drejtim, pasi të zbuloni të vërtetën.

Bricjapi (22 janar – 19 janar)

Sot do përballeni me fuqinë e grupit me të cilin punoni vazhdimisht. E rëndësishmë është që do ia dilni. Sot do dini të tregoni para të tjerëve se cilat janë pikat tuaja të forta dhe të ndikoni te kolegët.

Ujori (20 janar – 18 shkurt)

Doni të ndryshoni patjetër mjedisin tuaj. Këtë do e realizoni duke ndikuar te një tjetër peson që do marrë vendime për ju. Ndoshta, shefi juaj.  E rëndësishme është që do ia dilni.

Peshqit (19 Shkurt – 20 Mars)

Sot do keni besim të plotë në veten tuaj për të realizuar diçka që ju e doni fort. Do tentoni të ndikoni opinionin tuaj te të tjerët. Kjo dëshirë do realizohet për ata që janë të angazhuar në politikë, në fe, për ata të cilët janë të dashuruar dhe që duan të bindin partneren. Ju do jeni të ngazëllyer dhe besimplotë në lidhje me diçka që dëshironi.

Nëse Ditëlindja juaj është Sot…

Aktori Finn Cole (1995) ndan gëzimin e ditëlindjes me ju sot.

Ju jeni inteligjent, i mprehtë dhe keni ide të forta për gjërat. Ju jeni dhe shumë entuziast. Ky është një vit me shumë angazhim dhe një vit ku do viheni para shumë zgjedhjesh. Ju keni shumë gjallëri për jetën dhe doni të ushqeni lumturinë dhe bukurinë rreth jush.

 Ji mirënjohës për atë që ke; mos u përqendroni në atë që nuk keni. Miqësitë e vjetra do të ngrohen sërish…