Më poshtë gjeni parashikimin e fatit për 12 shenjat zodiakale:
Dashi:
Pas një periudhe te qete ka rrezik qe çështjet e zemrës te mos ecin mire sot. Nuk do bini dakord për asgjë me partnerin dhe shpesh debatet do jete përtej asaj qe kishit imagjinuar. Nëse jeni beqare mundohuni te jeni gjithë kohës te arsyeshëm dhe te mos nxitoheni për te pranuar çdo ftese qe do ju behet. Ne planin financiar do keni fat me shumice dhe do dini t’i menaxhoni me se miri paratë qe do keni neper duar.
Demi:
Nëse keni një lidhje marrëdhënia me partnerin do zbukurohet sot. Do jeni me te qete dhe me bashkëpunues. Keni për t’i lënë pas krahëve mosmarrëveshjet qe keni pasur. Beqaret do angazhohen seriozisht për te lluar një lidhje me personin qe kane kohe qe e pëlqejnë dhe do ja arrijnë qëllimit. Jupiteri do jete planeti qe do i mbroje nancat dhe do ju nxite te jeni me te kujdesshëm me shpenzimet.
Binjakët:
Nëse jeta juaj ne çift ka qene e brishte kohet e fundit duhet te merrni patjetër masa strikte qe ajo te mos përkeqësohet edhe me shume. Hidhini ju hapat e para për te folur e për te zgjidhur çdo situata delikate. Beqaret si pa e kuptuar do hedhin hapat e para drejt një romance shume emocionuese. Gjendja e nancave nuk ka për te qene e shkëlqyer, por me një menaxhim me te mire mund te ndryshoni çdo gjë.
Gaforrja:
Sot nuk do keni asnjë arsye perse te ankoheni ju te dashuruarit. Ai qe keni ne krah do ju mbuloje me puthje, ledhatime dhe fjale te ëmbla. Ju beqaret do bëni edhe gjera ekstreme për te gjetur princin e kaltër duke rrezikuar te humbisni shume. Sektori i nancave do jete i privilegjuar. Do keni fat edhe nëse luani kështu qe organizoni gjithçka qe timet te jene sa me te mëdha.
Luani:
Jupiteri, edhe aq pak sa do ndikoje, do sjelle pak konfuzion ne jetën tuaj ne çift. Nuk do ndiheni te qete dhe buzëqeshja do ju largohet njëherë për njëherë nga fytyra. Beqaret do ndihen me gati se kurrë për te hedhur hapa, por ka rrezik te nxitojnë me shume sesa duhet dhe shpejt mund te zhgënjehen. Sektori i nancave ka për te qene goxha me i mire se dje, por ende jo ne gjendjen e duhur për te bere investime te tejskajshme.
Virgjëresha:
Saturni qe e kishte helmuar kohet e fundit jetën tuaj ne çift nuk do ketë me ndikim gjate kësaj dite duke ua lënë ju ne dore mbarëvajtjen e marrëdhënies. Beqaret do jene ne humor shume te mire dhe do joshin pafundësisht pa pasur asnjë lloj kompleksi. Financat do jene te qëndrueshme. Me mire mbajini siç janë sesa te rrezikoni për t’i përmirësuar dhe te mbeteni me xhepat bosh.
Peshorja:
Sot do ndiheni shume mire ju te dashuruarit dhe do bëni atë qe do ndieni. Partneri do ju mbaje ne pëllëmbe te dorës dhe nuk do reshte se ua shprehuri ndjenjat. Ata qe janë vetëm nuk duhet te bazohen tek pamja e jashtme për te joshur sepse ajo nuk është gjithçka. Buxhetin nuk do arrini dot ta stabilizoni sado qe te mundoheni kështu qe e vetmja rrugëzgjidhje është kërkimi i ndihmës nga te afërmit.
Akrepi:
Çiftet nuk do kenë probleme shume serioze gjate kësaj dite megjithatë mire është te gjejnë kohen e përshtatshme për ta kaluar me atë qe kane ne krah. Beqaret do kenë edhe momente pikante çka do ua zbukuroje akoma me shume ditën. Ne planin financiar do dini si ta menaxhoni me shume kujdes situatën dhe gjendja ka për te qene shume here me e mire se dje.
Shigjetari:
Jupiteri dhe Venusi do bëhen bashke gjate kësaj dite dhe do ju sigurojnë një jete sentimentale te shkëlqyer. Si çiftet ashtu edhe beqaret do ndihen me se miri. Buzëqeshja do mbizotërojë gjithë kohës dhe zemra do rrahe me ritme me te shpejta. Plutoni do ju beje me te logjikshëm me nancat. Do shpenzoni me pak dhe do arrini te bëni një organizim shume me te mire.
Bricjapi:
Venusi do jete aleati me i forte i te dashuruarve sot. Ai premton momente shume romantike dhe te mbushura me emocione te paimagjinueshme. Beqaret nuk do e mbajnë mendjen tek një histori e vjetër sepse sot do ju shfaqet para syve një person qe do i plotësojë te gjitha kushtet qe ata kane pasur. Me nancat do jeni shume te zotet dhe gjendja ka për te qene e shkëlqyer.
Ujori:
Marrëdhënia juaj me atë qe keni ne krah ka për te qene e jashtëzakonshme sot. Do zgjidheni me humor te mire dhe do përgatisni surpriza te njëpasnjëshme. Do dilni, do argëtoheni dhe do dashuroheni pa i vene vetes kuzime. Edhe beqaret do e kenë me te lehte t’i shprehin ndjenjat e tyre dhe jeta do ju ndryshoje. Sektori financiar nuk do pësojë asnjë lloj tronditjeje.
Peshqit:
Nëse dini te ruani një marrëdhënie te mire duhet patjetër te bëni sa me shume lëshime sot. Mos mendoni se jeni ju me te mirët dhe keni përherë te drejte sepse do e përkeqësoni situatën. Beqaret nuk do kenë dashuri me shikim te pare, por njohjet interesante nuk do mungojnë. Urani do e konsolidoje edhe me shume sektorin financiar dhe do jeni shume me te qete kur te shpenzoni.
Discussion about this post