All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

KRYESORE

Horoskopi i datës 2 gusht 2018

Horoskopi i datës 2 gusht 2018
All - Paragraf - 1

Më poshtë gjeni parashikimin e fatit për 12 shenjat zodiakale:

All - Paragraf - 3

Dashi:

Ka mundësi qe sita e sotme te jete e paqëndrueshme për ju te dashuruarit, Here pas here mund te përjetoni edhe çaste tensioni dhe nuk do dini çfarë te bëni. Beqaret do bëjnë edhe gjera te ekzagjeruara vetëm për ta ndryshuar statusin e tyre. Do ja dalin mbanë, por serish nuk do ndihen te qete. Buxhetin do e keni me tepër nen kujdes, por gjithsesi situata ende nuk do stabilizohet sa duhet.

Demi:

Qielli i dashurisë do jete pa re gjate kësaj dite. Nuk do keni asnjë debat me partnerin, përkundrazi për gjithçka do merreni vesh edhe vetëm me shikime. Beqaret do arrijnë te realizojnë takimet e ëndërruara dhe çdo gjë do ju ndryshoje si me magji. Hëna do ketë ndikim te madh tek financat dhe do ju ndihmoje t'i zgjidhni edhe problemet qe ju kishin ndale me herët.

Binjakët:

Dite pasionante dhe e mbushur me emocione fantastike do jete kjo e sotmja për te dashuruarit. Shume nga ëndrrat tuaja me te bukura do mund te realizohen. Beqaret nuk do arrijnë dot te krijojnë një lidhje, por për fat do kenë disa njohje fantastike qe shume shpejt do ua ndryshojnë jetën. Buxheti do përmirësohet fale një ndihme te madhe qe do iu japin disa te afërm.

Gaforrja:

Rutina ka rrezik te jete mbytëse sot për juve qe jeni ne një lidhje dhe shpesh do ndiheni keq. Flisni sa me hapur me atë qe keni ne krah sa me pare te mundeni dhe gjeni një zgjidhje. Beqaret do e gjejnë shpirtin e tyre binjak pa u munduar e pa u lodhur shume. Financat do jene tej mase te trazuara. Shmangni çdo lloj investimi nëse nuk doni te mbeteni me duart bosh.

Luani:

Dite me e begate do jete kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Here pas here mund t'i shprehni edhe me tepër ndjenjat për njeri-tjetrin dhe emocionet do shtohen. Beqaret duhet te qëndrojnë larg personave qe sapo janë ndare nga dikush tjetër sepse përndryshe do lëndohen. Financat nuk do jene aspak te këqija. Përtoni për te bere ndonjë investim te domosdoshëm.

Virgjëresha:

Komunikimi do mbizotërojë gjate gjithë kohës sot për juve qe jeni ne një lidhje. Nuk do ju dalin aspak te papritura me partnerin dhe nuk do keni probleme. Beqaret vështirë se mund ta ndryshojnë statusin e tyre sado qe mund te bëjnë sakrifica. Financat nuk do jene ne gjendjen me te mire te mundshme kështu qe duhet te tregoheni te kujdesshëm me shpenzimet.

Peshorja:

Nëse keni një lidhje, sot do jeni me te duruar dhe me te qete. Kjo do ju ndihmoje te zgjidhni edhe problemet e vogla qe keni pasur me partnerin. Beqaret do realizojnë disa takime shume te veçanta dhe nuk do mundin dot t'i rezistojnë tundimit për te hedhur hapa. Për nancat ka për te qene një dite goxha e vështirë. Mundohuni qe ne çdo moment te shpenzoni me kursim te madh.

Akrepi:

Do jeni ne humor shume te mire sot ju te dashuruarit dhe do mendoni te bëni edhe gjera te veçanta me atë qe keni ne krah. Ne disa momente do ju duket vetja si mbi re. Beqaret do kenë një dite goxha te mire dhe nëse përtojnë nga ftesat qe do ju bëhen për te dale kane për te takuar princin e kaltër. Ne planin financiar Saturni do ju beje te kujdesshëm dhe luftarake për ta përmirësuar gjendjen.

Shigjetari:

Sot do keni dëshira te çmendura ju te dashuruarit dhe për fatin e mire partneri do jete ne humorin e duhur për t'ua plotësuar te gjitha një e nga një. Beqaret gjithashtu do kenë një dite me fat dhe do e realizojnë takimin e shumëpritur. Tani e me tej dielli do mbizotërojë ne jetën tuaj. Për financat do përkujdeseni tek mase, kështu qe gjendja do vazhdoje te mbetet e mire.

Bricjapi:

Përgatituni për diçka te veçante sot ju te dashuruarit e cila do ua ndryshoje jetën njëherë e mire. Disa miq te përbashkët do e ndihmojnë partnerin t'iu surprizoje. Beqaret me mire te mos hedhin asnjë lloj hapi sot sepse mundësitë nuk do jene ato qe janë pritur. Nëse doni qe edhe buxheti te mbetet i mire, bëjini me kujdes llogarite para se te kryeni shpenzime.

Ujori:

Mos lejoni asnjë person te trete te ndikoje tek jeta juaj ne çift gjate kësaj dite sepse ka për t'ua prishur harmoninë dhe qetësinë. Beqaret nga ana tjetër duhet te jene realiste dhe për asnjë moment nuk duhet te nxitohen. Pak me vone mund te vijnë mundësi akoma me interesante. Buxheti nuk do jete i keq. Ne çdo moment do ruani vete kontrollin dhe gjendja do mbetet e kënaqshme.

Peshqit:

Gjendja ne jetën tuaj ne çift nuk ka për te qene aspak e mire sot. Do bëheni shpesh xheloze për atë qe keni ne krah dhe do keni debate te forta me njeri-tjetrin. Beqaret duhet t'ia lënë gjerat kohës dhe ne asnjë mënyrë nuk duhet te bëjnë çfarë ju thonë te tjerët pa qene te sigurte vete. Ndaj parave do jeni alergjike dhe nuk mbani asnjë ne xhep. Dijeni qe shume shpejt situata do përkeqësohet.

Të fundit