Flash News

KRYESORE

Horoskopi i datës 22 gusht 2018

Horoskopi i datës 22 gusht 2018

Dashi

Do keni shume nevoje për partnerin tuaj gjate kësaj dite dhe do kërkoni ta mbani pranë gjithë kohës atë. Edhe ai ne fakt, pavarësisht ngarkesës ne pune dhe angazhimeve, do ju beje te ndiheni mire. Beqaret do jene te papërqendruar dhe nuk do përfitojnë nga ftesat qe do ju bëhen. Ne planin financiar çdo gjë do stabilizohet.

Demi

Mos mendoni te filloni një aventure sot sepse kjo do e shkatërronte menjëherë atë qe keni ndërtuar ne çift. Nëse kërkoni risi flisni me partnerin dhe ai do ua plotësojë dëshirat. Beqaret do ja kalojnë mire edhe vetëm dhe nuk do mërziten aspak. Financat do jene me te stabilizuara se me pare. Mund t’ia lejoni vetes edhe ndonjë shpenzim te vogël.

Binjakët

Jeta juaj ne çift do jete shume me e bukur sot. Do jeni shume me te logjikshëm dhe do kuptoheni për mrekulli me partnerin. Gabimet do i pranoni dhe do mundoheni qe t'i zgjidhni. Edhe beqaret do jene me fat dhe kane për ta gjetur dashurinë e madhe. Ne planin financiar situata do jete me nen kontroll kështu qe mos u shqetësoni për asgjë.

Gaforrja

Dite mjaft premtuese do jete kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Disa nga ëndrrat me te bukura do ju plotësohen dhe do jeni me te qete. Beqaret do marrin propozime rrëqethëse te cilat nuk do mund t'i refuzojnë dot. Ne planin financiar mos kryeni shpenzime te ekzagjeruar nëse nuk doni qe gjendja te ketë probleme serioze. Qëndroni me këmbë ne toke.

Luani

Mundohuni te mos nxitni xhelozinë e partnerit tuaj gjate kësaj dite sepse ne një moment situata mund t'iu dale jashtë kontrollit. Beni te pamundurën për te qëndruar sa me shume kohe me atë qe doni dhe te shmangni debatet. Beqaret mund te kenë vetëm disa takime pa ndonjë te ardhme interesante. Ne planin financiar do keni shume fat kështu qe mund te përfitoni për te bere investime.

Virgjëresha

Dita e sotme ka për te qene fantastike për ju. Ne çdo moment do përjetoni kënaqësi dhe emocione te paimagjinueshme. Beqaret kane për te pasur një dite shume normale dhe pa ndonjë emocione te madh, megjithatë duhet te gëzohen qe nuk do kenë debate e mosmarrëveshje. Për financat asgjë nuk do jete e lehte kështu qe duhet te bëni shume kujdes.

Peshorja

Te dashuruarit nuk duhet te tregohen impulsive sepse do bëjnë gabime te pandreqshme dhe do vuajnë tej mase. Ju beqaret do lodheni pak sot, por ne fund do e gjeni personin qe do ju përshtatet ne çdo pike dhe do filloni me te një lidhje afatgjate. Ne planin financiar do ndërmerrni shume rreziqe vetëm për ta stabilizuar situatën dhe shume shpejt çdo gjë do shkoje me mire.

Akrepi

Çiftet do kenë një dite te tejmbushur me diskutime sot. Do filloni te mendoni me tepër për te ardhmen dhe do bëni projekte afatgjata. Te dy do jeni te gatshëm te ndërmerrni iniciativa dhe te provoni. Beqaret nuk do kenë asgjë me tepër se disa njohje te reja. Financat do jene goxha te stabilizuara dhe kjo do iu qetësojë pa mase. Mund ta blini atë qe keni menduar.

Shigjetari

Klima ne çift do ngrohet mjaft gjate kësaj dite. Ne disa momente pasioni do rindizet dhe do kaloni momente te zjarrta me partnerin. Venusi do ndikoje pozitivisht tek jeta e beqareve. Do jeni me te hapur ndaj eksperiencave te reja. Ne planin financiar çdo gjë do ndodhe si me magji. Jo vetëm qe te gjitha problemet do rregullohen, por do ketë edhe përmirësime.

Bricjapi

Do jeni ne humor shume te mire sot juve qe jeni ne një lidhje dhe do ja falni partnerit disa gabime qe ka bere. Mbrëmja do jete edhe me pasionante. Beqaret duhet te përfitojnë sa te mundin nga çdo lloj ftese qe do ju behet dhe do e ndryshojnë statusin. Ne planin financiar nuk do arrini dot te vendosni qëndrueshmërinë dhe nuk do arrini dot te kryeni shpenzimet e nevojshme.

Ujori

Fale ndikimit pozitiv te planetëve nuk do keni as probleme dhe as vështirësi ne jetën tuaj ne çift. Gjithçka do ece si çdo dite. Beqaret do marrin disa propozime te veçanta nga te cilat duhet te përfitojnë sa te mundin. Dashuria do linde pak nga pak. Ne planin financiar nuk do ketë as probleme te mëdha, por as përmirësime te dukshme. Mundohuni te ruani ekuilibrin.

Peshqit

Tregohuni sa me te sinqerte me partnerin tuaj sot dhe mos i mbani asnjë te fshehte nëse doni qe marrëdhënia te ece sa me mire. Beqaret nuk duhet te mbyllen ne vetvete, përkundrazi ata duhet te tregohen me te hapur dhe te njihen me sa me shume persona. Buxhetin do dini si ta mbani gjithë kohës te stabilizuar. Mund te bëni edhe sakrifica vetëm për t'ia dale mbanë.

Të fundit