Flash News

KRYESORE

Horoskopi i datës 22 tetor 2018

Horoskopi i datës 22 tetor 2018

Më poshtë horoskopi për 12 shenjat zogjiakale:

Dashi:

Te gjithë planetët do ndikojnë tek jeta ne çift duke e kërcënuar qetësinë tuaj. Gjithsesi nëse ju mbani një distance nga bota e jashtme rreziku do qëndrojë larg. Dita e sotme do jete mjaft e favorshme për beqaret. Për shkak te një personi qe do njihni do dashuroni marrëzisht. Pjesa me e madhe e bricjapeve do merren me organizimin e financave. Mos merrni vendime me rëndësi.

Demi:

Jeta për çiftet do jete mjaft harmonike. Shfrytëzojeni sa me shume te mundni. Beqaret do jene me te privilegjuarit. Fale Venusit dita do jete plot momente lumturie. Te gjitha këto fale atij qe do takoni. Ky person do jete i shenjës se peshqve ose te peshores. Shmangni shigjetaret dhe bricjapet. Nuk do keni mbrojtjen e planetëve ne planin financiar prandaj tregohuni me te kujdesshëm.

Binjakët:

Ata qe kane një lidhje, por qe kohet e fundit kane pasur probleme, sot do bëjnë gjithçka qe te pajtohen dhe te zgjidhin çdo gjë. Për beqaret Urani do jete planeti me më shume ndikim. Bëhuni gati te realizoni njohje te reja, por sigurisht mos u nxitoni për asgjë. Situata financiare do stabilizohet pak nga pak. Sot do filloni te merrni masa dhe nuk do shpenzoni me si te çmendur.

Gaforrja:

Do jete një dite nga e cila do merrni mjaft kënaqësi. Do jeni sensuale dhe pak te “çmendura” ne dashuri. Me pak pasion, ëmbëlsi dhe disa pika mister do ndërtoni një koktej te mrekullueshëm. Si femrat edhe meshkujt qe janë beqare do kenë shume takime. Disa mund te shkojnë edhe me shume se aq. Problemet financiare mos i lini për nesër. Bëjeni sot sepse do keni me shume fat.

Luani:

Do bini pak ne qetësi ju çifte sot. Kjo do te thotë qe edhe momente pasiononte nuk do ketë. Përfitoni nga kjo për te reflektuar me mire për marrëdhënien tuaj. Nëse jeni beqare nuk do jete dita e duhur për qeshurinë. Edhe sot do jeni vetëm. Për sa iu përket financave ka ardhur momenti i duhur për te bere transaksione financiare. Do ia dilni mbanë me sukses.

Virgjëresha:

Ne përgjithësi çiftet do kalojnë një dite te bukur dhe plot emocione. Vetëm disa qe kane probleme te mëdha mund te mendojnë për t’i dhënë fund lidhjes. Beqaret do kenë shume dëshirë te pëlqehen e te bien ne sy. Kjo do ndodhe por kini parasysh qe nuk duhet te rrezikoni shume. Tregohuni te matur me financat sidomos nëse keni borxhe te vjetra. Situata jo e mire.

Peshorja:

Nëse doni harmoninë ne çift kjo nuk do ndodhe sot. Pa dashur do bëni shume gjera qe do e prishin qetësinë tuaj. Mesa duket e pëlqeni pak tensionin. Beqaret do ndikohen negativisht nga planetët dhe nuk do jete dite aspak e mire për ta. Mos u bëni te paduruar nëse doni te zgjidhni problemet financiare. Duke dashur te ecni shpejt, mund te bëni edhe gabime te pafalshme.

Akrepi:

Për ju qe jeni ne çift pritet një dite shume interesante. Harmonia do mbizotërojë ne lidhjen tuaj dhe sensualiteti do beje mrekullira. Për beqaret do jete një dite paksa delikate. Ne fillim do entuziazmoheni shume nga një takim por me vone do e kuptoni se nuk jeni ende gati për te sakrifikuar lirinë tuaj. Tregohuni me vigjilente me financat de do e shihni qe çdo gjë do shkoje mire.

Shigjetari:

Mos provokoni xhelozi tek partneri sepse kjo do sjelle zënka me te. Për disa mund te jete dhe fillimi i fundit te lidhjes. Beqaret do kenë një takim interesant dhe do jene sharmante. Nëse tregoheni me te hapur me ata qe do takoni pritet një e ardhme shume e bukur për ju. Situata financiare do filloje te përmirësohet. Mos prisni menjëherë te bëheni te pasur sepse nuk do ndodhe.

Bricjapi:

Nuk do i besoni shume partnerit sot dhe do mundoheni ta kontrolloni. Kujdes, xhelozia e shuan dashurinë ashtu si hiri e shuan zjarrin. Beqaret do mund te takojnë një dashuri te vjetër te tyren. Edhe pse ne fillim do jeni te turbulluar do i jepni edhe një mundësi te dyte. Tregoni me shume kujdes me faturat sot dhe shikoni çfarë nuk keni paguar. Do keni probleme me financat.

Ujori:

Do jete një dite plot këndesi për çiftet. Nëse keni kohe qe jeni martuar do ju duket se nuk e keni shijuar jetën aq sa duhet. Mos u mërzitni keni ende kohe, jeta është e gjate. Beqaret mund te kenë edhe dashuri me shikim te pare. Planetët do iu ndihmojnë për te përforcuar situatën tuaj financiare. Nëse jeni ne pune mund te keni edhe rritje rroge. Fati është me ju.

Peshqit:

Kjo dite do jete plot ngjyra për çiftet. Duke qene te mbrojtur nga planetët do përjetoni edhe momente lumturie. Do ndiheni mjaft mire pranë atij qe keni zgjedhur. Beqaret dhe te divorcuarit do kenë shume takime por pa një te ardhme. Beni kujdes nëse nuk doni te lëndoheni. Ne planin financiar do keni mbështetjen e Jupiterit, planetit te pasurisë. Çdo gjë do shkoje për se mbari.

Të fundit