Flash News

KRYESORE

Horoskopi i datës 24 korrik 2018

Horoskopi i datës 24 korrik 2018

Më poshtë gjeni parashikimin e fatit për 12 shenjat zodiakale:

Dashi:

Nen ndikimin e madh te Venusit jeta juaj ne çift do jete e mbushur me emocione te veçanta sot. Do jeni shume bashkëpunues me njeri-tjetrin dhe do mendoni projekte te përbashkëta. Ju beqaret duhet te jeni me te duruar sepse sot nuk priten mundësi shume te mira për ju. Buxhetin duhet ta menaxhoni me më shume përkujdes sepse atëherë kur nuk do e prisni situata mund te marre tatëpjetën.

Demi:

Dite shume premtuese do jete kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Ne çdo moment do ndiheni mire me partnerin dhe nuk do anuloni planet e bëra. Nëse jeni beqaret merrini gjerat me shtruar sepse sot nuk është dita e posaçme për te realizuar ëndrrat. Sektori financiar nuk do jete shume i privilegjuar megjithatë me pak kursim dhe me një menaxhim me te mire gjendja do normalizohet.

Binjakët:

Gjatë kësaj dite do bëni çdo gjë vetëm për ta përmirësuar marrëdhënien tuaj ne çift dhe me pak mundim do ja dilni mbanë. Do mirëkuptoheni dhe do merreni vesh për gjithçka. beqaret do i marrin gjerat si t'iu vijnë, por ne një moment do ju ndodhe diçka fantastike. Sektori financiar do mbetet i ekuilibruar. Nuk do keni me vështirësi për te kryer investimet me te domosdoshme.

Gaforrja:

Nëse jeni ne një lidhje do mendoni t'i çoni gjerat edhe me tej. Mund te  mendoni edhe ta zgjeroni familjen apo te ndryshoni diçka tjetër për mire. Beqaret do jene te gatshëm për dialog dhe bashkëpunim kështu qe do realizojnë plot njohje. Buxheti do mbetet i kënaqshëm, por jo i shkëlqyer. Kryeni vetëm shpenzimet e domosdoshme dhe lërini te tjerat për me vone. 

Luani:

Gjate kësaj dite do ndiheni edhe me te lidhur me partnerin tuaj dhe do bëni ndonjë çmenduri te vogël. Asnjë debat apo mosmarrëveshje nuk do keni me te. Beqaret do jene me pak kërkues dhe mund te pranojnë te dalin me cilindo person qe do i ftoje. Buxheti do jete problematik dhe gabimi me i vogël mund t'iu sjelle probleme shume me te mëdha nga sa kishit menduar.

Virgjëresha:

Dite e mbushur me te papritura do jete kjo e sotmja për te dashuruarit. Për shume gjera do dashuroheni si te çmendur dhe do përjetoni emocione te forta. Beqaret do kenë një dite te qete dhe pa te reja. Ata duhet te presin ende për ndryshimet e ëndërruara. Për financat Merkuri do jete planeti me i favorshëm kështu qe mos u merakosni për asnjë gjë sepse situata do jete shume e mire.

Peshorja:

Dite e mbushur me debate te forta do jete kjo e sotmja për te dashuruarit. Gjate gjithë kohës do keni debate me partnerin dhe nuk do merreni vesh për asgjë. Për te toleruar nuk do behet fjale. Beqaret do krijojnë iluzione te kota për dashuri me shikim te pare pasi asgjë nuk do ndodhe. Buxheti do jete goxha i trazuar. Nuk do dini çfarë te bëni për te ruajtur kontrollin dhe situata mund te marre tatëpjetën.

Akrepi:

Sot keni për te pasur një jete sentimentale shume te qete ju te dashuruarit. Do merreni vesh edhe vetëm duke e pare njeri-tjetrin ne sy.  Beqaret do realizojnë takime shume te veçanta me persona me vlere. Për ta do filloje një etape e re shume me e bukur. Ne planin financiar gjerat nuk do jene te lehta megjithatë me guxim dhe largpamësi keni për t'ia dale.

Shigjetari:

Partneri do e ndryshoje tërësisht sjelljen gjate kësaj jave vetëm për t'iu dashuruar me shume dhe për t'iu bere te ndiheni sa me mire. Ai mund te heqë dore përfundimisht edhe nga disa zakone te këqija. Beqaret do kenë takime, por do preferojnë te presin edhe pak kohe para se te vendosin. Gjendja e nancave do jete e mire dhe e mbrojtur gjithë kohës.

Bricjapi:

Planetët premtojnë mrekulli sot për ju te dashuruarit. Jeta juaj ne çift ka për te qene e jashtëzakonshme dhe e mbushur me emocione te njëpasnjëshme. Edhe beqaret do jene me shume fat ne dashuri dhe do mund te hedhin hapat e shume ëndërruara. Ne planin financiar nuk do merrni masa strikte, por gjendja ka për te mbetur gjithë kohës shume e mire. 

Ujori:

Joshje, ngrohtësi, dashuri. Dita e sotme ka për te qene e mrekullueshme për ju te dashuruarit. Ne çdo moment do ndiheni mire dhe do përjetoni kënaqësi te veçanta. Beqaret do i pushtoje një vale ekzotizmi dhe do jene gati te bëjnë edhe çmenduri vetëm për t'u ndier sa me mire. Merkuri do pozicionohet mire ne planin financiar dhe nuk keni për te pasur aspak probleme apo vështirësi.

Peshqit:

Nëse jeni ne një lidhje, klima sot do jete shume e favorshme. Do ndiheni aq mire pranë partnerit saqë me te do ndiheni gati te shkoni edhe deri ne fund te botes. Ju beqaret do jeni me te ëmbël e me te dashur kështu qe do tërhiqni edhe me shume vëmendjen. Buxheti do jete i kënaqshëm dhe mund t'i kryeni pa frike te gjitha shpenzimet e menduara prej kohesh.

Të fundit