Flash News

KRYESORE

Horoskopi i datës 25 korrik 2018

Horoskopi i datës 25 korrik 2018

Më poshtë gjeni parashikimin e fatit për 12 shenjat zodiakale:

Dashi:

Jupiteri qe kujdeset kryesisht për jetën tuaj ne çift do bashkëpunojë sot edhe me Merkurin për t'iu siguruar momente me te këndshme. Marrëdhënia me partnerin do jete me e ngrohte. Beqaret do ndihmohen nga Urani dhe do realizojnë një takim vendimtar. Shpenzimet me mire ulini sa me shume sepse situata financiare nuk është shume e qëndrueshme. Dhëniet e huave shmangini me çdo kusht.

Demi:

Çiftet do kalojnë një dite te mbushur me çaste te lumtura dhe me hare pafund. Ne disa momente madje do ju duket sikur janë ne një ëndërr te bukur nga e cila nuk do duan te zgjohen. Ju beqaret do takoni princin e kaltër gjate kësaj dite dhe e gjithë bota do ju ndryshoje përgjithmonë. Me shpenzimet tregohuni me te përgjegjshëm sepse do ju duhen para edhe për te ardhmen.

Binjakët:

Marrëdhënia juaj ne çift do jete shume e ndërlikuar sot. Shpesh do keni edhe ndonjë debat te vogël me partnerin dhe nuk do ndiheni te qete. Ju beqaret do mund te realizoni takime te shumta, por do kenë nevoje për kohe për te kuptuar se cili person është i duhuri. Situata financiare do përmirësohet mjaft fale mbështetjes se gjithë planetëve. Për asnjë çast nuk do gjendeni ne vështirësi.

Gaforrja:

Dita e sotme nuk do jete ashtu si e kishit menduar ju te dashuruarit. Gjithë kohës do lindin debate dhe zënka me njeri-tjetrin çka do shtoje edhe me shume mërzitjen. Beqaret do tregohen mendjemëdhenj prandaj nuk do ju afrohet asnjë person. Buxhetin do arrini ta mbani me shume nen kontroll dhe nuk do keni vështirësi për te bere investimet me te domosdoshme.

Luani:

Nëse doni qe marrëdhënia me partnerin te jete gjithë kohës e mire mundohuni qe t'i kushtoni përherë rëndësi dhe te mos e lini pas dore. Ju beqaret mund te bëni edhe ndonjë çmenduri te vogël vetëm për te ndryshuar situatën ne te cilën ndodheni. E rëndësishme është qe kënaqësitë do shumëshohen. Gjendje e nancave do mbetet njësoj si ka qene edhe dje.

Virgjëresha:

Sot do keni dëshirë te papërmbajtshme për te ftuar liri e pavarësi, por ne fakt do jete një gabim nëse tentoni ta konkretizoni. Reflektoni me më shume kujdes dhe keni për ta kuptuar gabimin. Ju beqaret do bëni gabime te vazhdueshme. Kujdes mos pranoni te kaloni vetëm disa çaste pasionante me dike sepse mund te keni pasoja. Ne planin financiar rekomandohet sa me shume maturi.

Peshorja:

Gjerat do ecin keq e me keq sot ne jetën tuaj ne çift. Do debatoni për çdo gjë me partnerin dhe nuk do keni aspak dëshirë te lëshoni pe. Ju beqaret me mire lëreni veten te lire dhe jetojeni jetën ashtu si t'iu vije. Keni për ta pare qe do dilni me te tuar. Për nancat do jete dite e kënaqshme. Do jeni shume te logjikshëm me çdo shpenzim dhe do e mbani situate nen kontroll.

Akrepi:

Planetët këshillojnë ta lini veten sa me te lire gjate kësaj dite dhe t'i merrni gjerat si t'iu vijnë. Me program nuk mund te ecësh gjate kështu qe provoni njëherë te kundërtën. Ju beqaret do keni jashtëzakonisht fat dhe do mund te bëni për vete cilindo person qe do i vini syrin. Buxheti nuk do jete i keq megjithatë mire është qe te tregoheni përherë te kursyer me çdo shpenzim.

Shigjetari:

Ambienti ne jetën tuaj ne çift do jete shume i trazuar sot. Sado te mundoheni te ruani harmoninë nuk keni për t'ia dale dot. Ruani qetësinë sa me shume qe te mundeni. Beqaret nuk do duan te bëjnë ndryshime kështu qe shumicën e kohës do ja kushtojnë miqve dhe familjareve. Sektori i nancave nuk do jete i shkëlqyer kështu qe tregohuni te kujdesshëm me çdo shpenzim qe te kryeni.

Bricjapi:

Asgjë dhe askush nuk do mundet dot t'ua prishe harmoninë dhe rehatinë ne çift sot. Do jeni shume te ëmbël e shume te dashur me atë qe keni ne krah. Për beqaret do favorizohen mjaft njohjet e reja, por vazhdimësinë do e kenë ata vete ne dore. Me menaxhimin e nancave duhet te merreni me tepër sepse po arritët ta stabilizoni situatën sot nuk dalin probleme as nesër.

Ujori:

Nëse kohet e fundit marrëdhënia ne çift ka qene delikate, sot çdo gjë ka për te ecur me mire. Do jeni shume te dashur, bashkëpunues dhe te vëmendshëm ndaj njeri-tjetrit. Beqaret do jene shume kërkues dhe nuk do e gjejnë dot personin qe do i plotësojë te gjitha kushtet qe ata kane. Ne planin financiar do mbizotërojë gjithë kohës ekuilibri kështu qe nuk do ndiheni keq për asnjë çast.

Peshqit:

Do e thelloni edhe me shume marrëdhënien ne çift gjate kësaj dite he do ndiheni me mire pranë atij qe keni ne krah. Problemeve te se shkuarës do ju vini njëherë e mire kapak. Beqaret do kenë një dite te shpërqendruar dhe as nuk do mendojnë ta kërkojnë dashurinë. Ne planin financiar do i rregulloni qe te gjitha problemet qe keni dhe do jeni vigjilente me shpenzimet.

Të fundit