Flash News

KRYESORE

Horoskopi i datës 26 Dhjetor 2018

Horoskopi i datës 26 Dhjetor 2018

Dashi:

Të lindurit e kësaj shenje do të jenë tejet të tensionuar dhe nervoz, si pasojë e ditëve negative të kaluara. Do të ndjejnë nevojën që të ruajnë qetësinë sidomos në fushën profesionale dhe familjare.

Demi:

Mund të përfshiheni në disa polemika dhe kritika, të cilat vijojnë ende të hapen. Mundohuni që të tregoheni më të matur në sferën profesionale dhe sentimentale.

Binjakët:

Do të jeni nën ndikimin negativ të Saturnit gjatë gjithë kësaj dite, megjithëse ka mundësi të shumta rikuperimi në sektorin familjar dhe sentimental. Shpresoni që Viti i Ri të sjell pozitivitet, duke zhdukur çdo mërzi që keni pasur.

Gaforrja:

Do të jeni mjaft të lodhur për shkak të angazhimeve të fundit. Do të jeni të përfshirë nga një humor i luhatur, sidomos në sferën sentimentale, ku nuk përjashtohen polemika të reja.

Luani:

Do të shfaqeni të pakënaqur dhe me humor të keq gjatë gjithë kësaj dite. Mundohuni të ruani qetësinë, pasi çdo situatë është kalimtare.

Virgjëresha:

Do të mund të rikuperoni një situatë mjaft të luhatur në sferën sentimentale. Pavarësisht ndonjë kritike në punë dhe familje, në fund të ditës do arrini të dilni me sukses.

Peshorja:

Do mund të nisni të mbillni “farat” për projekte të reja, të cilat do ti përfundoni në muajt në vijim. Do të kenë nevojë për shtysë edhe sektorët e tjerë të jetës.

Akrepi:

Do të vijoni të jetoni një ditë të karakterizuar nga një pozitivitet i fortë, i shtrirë në të gjithë sektorët. Mjaft e favorshme do të jetë sfera sentimentale dhe ajo profesionale.

Shigjetari:

Yjet do të kenë ndikim tejet të favorshëm për të lindurit e kësaj shenje. Parashikohen mundësi të mira rikuperimi në planin ndërpersonal dhe profesional.

Bricjapi:

Yjet do të kenë një ndikim ideal, për ta bërë këtë të mërkurë perfekte. Mjaft të favorizuara janë sfera sentimentale dhe ajo profesionale.

Ujori:

Duhet të mundoheni të përqendroheni maksimalisht në të çlodhur, shkruan noa.al. Yjet do të kenë ndikim mjaft pozitiv në të gjithë sektorët.

Peshqit:

Dita do të jetë mjaft e favorshme si në fushën profesionale! Por në raportet ndërpersonale dhe sentimentale nuk do të jeni aspak tolerant dhe do të bëni mirë.

Të fundit