Flash News

KRYESORE

Horoskopi i datës 29 gusht 2018

Horoskopi i datës 29 gusht 2018

Dashi

Sot do ndizet drita jeshile për juve qe jeni ne një lidhje. Marrëdhënia me partnerin ka për te qene harmonike dhe e mbushur me emocione. Mund te filloni te bëni edhe projekte për te ardhmen. Beqaret nuk do kenë aspak dëshirë te fillojnë diçka sepse do ju duket sikur do humbasin lirinë qe kane. Me financat duhet te tregoheni sa me te matur qe te mundeni.

Demi

Jeta juaj ne çift ka për te qene gjate gjithë kohës e mbrojtur sot. Do jeni mjaft sensuale me partnerin tuaj dhe do e mbani atë ne pëllëmbe te dorës. Beqaret do ndihen paksa te turbullt dhe nuk do jene gati te hedhin hapa me tej. Për ta nuk priten ndryshime. Buxheti do jete i qëndrueshëm, por jo ne gjendjen me te mire te mundshme aq sa ju te shpenzoni pa u druajtur.

Binjakët

Here pas here mund te keni edhe ndonjë debat te vogël ne çift gjate kësaj dite, por asgjë alarmante nuk do ju ndodhe. Ne çdo moment do përjetoni kënaqësi te forta. Beqaret me shume mundësi do bien nen sharmin e një komshiu dhe nuk do ja ndajnë sytë asnjë çast. Me shpenzimet do dini te tregoheni te arsyeshëm dhe situata do mbetet gjithë kohës nen kontroll.

Gaforrja

Dite shume e konsoliduar do jete kjo e sotmja për te dashuruarit. Çdo problem qe ata kane pasur do mund te zgjidhet dhe asgjë e keqe nuk do ju ndodhe. Beqaret do bëjnë zgjedhje shume cilësore dhe jeta shume shpejt do ju marre drejtimin me te mire te mundshëm. Me financat do jeni kompetente dhe do e dini mire sa para te shpenzoni e sa te hiqni mënjanë.

Luani

Marsi do ndikoje negativisht sot tek jeta juaj ne çift dhe mund te nxite debate dhe m,mosmarrëveshje te forta. Për shume gjera nuk do merreni vesh aspak me njeri-tjetrin dhe nuk do hapni rruge aspak. Beqaret nuk do duan ende ta ndryshojnë statusin dhe do preferojnë te mbeten siç kane qene. Ne planin financiar fati do ju shoqërojë gjithë kohës dhe gjendja do mbetet e kënaqshme.

Virgjëresha

Nëse jeni ne një lidhje shmangni diskutimet për inatet e vjetra sepse vetëm sa do lëndoni veten dhe nuk do përfitoni asgjë. Beqaret do jene me te gatshëm sot te bëjnë sakrifica ne mënyrë qe ta ndryshojnë statusin. Mbrëmja ka për te qene edhe me e bukur se dita. Me financat mund te keni disa probleme te vogla, por qe nuk do ua përkeqësojnë shume situatën.

Peshorja

Dite e mbushur me bashkëpunim do jete kjo e sotmja për te dashuruarit. Do jeni edhe me te logjikshëm dhe do bëni te pamundurën për te zgjidhur sa me pare disa probleme te vogla. Beqaret do jene kritike ndaj vetes dhe do mendojnë se nuk i kane te gjitha cilësitë qe kërkon personi qe ata pëlqejnë. Vështirësitë financiare do pakësohen sot dhe do jeni me te qete.

Akrepi

Do bëni te pamundurën sot për te zgjidhur sa me pare çdo mosmarrëveshje ne çift. Vërtet mund te mundoheni pak, por përfundimi do ua mbushe zemrën me gëzim. Për beqaret do jete dite pozitive dhe me njohje mjaft interesante. Deri ne fund te ditës me siguri qe ata do kenë ndryshuar status. Ekuilibri financiar nuk do pësojë asnjë lloj tronditjeje dhe do ndiheni te qete.

Shigjetari

Sot do jeni me te favorizuar ju te dashuruarit dhe do keni një dite me te bukur se dje. Partneri do mundohet t'ua plotësojë çdo dëshirë. Beqaret do kalojnë momente shume te këndshme. Disa miq do ju prezantojnë persona te rinj qe mund t'ua ndryshojnë jetën. Financat do arrini t'i stabilizoni me pare sesa mendonit. Ndihma e disa te afërmve do jete e pashlyeshme.

Bricjapi

Për pjesën me te madhe te atyre qe janë ne një lidhje gjerat kane për te ecur shume mire sot. Venusi, përendesha e dashurisë, do i beje edhe me joshës dhe te dashur. Beqaret nga ana tjetër do ndihmohen nga Merkuri dhe do joshin pafundësisht. Deri ne fund te ditës ata do kenë bere dike për vete. Buxheti do jete goxha i mire kështu qe nuk do jete nevoja ta shtrëngoni shume rripin e shpenzimeve.

Ujori

Partneri do ua shprehe dashurinë ne një mënyrë shume te veçante sot dhe çdo çast ka për te qene i jashtëzakonshëm. Mes jush dhe atij do ketë vetëm ndjenja te forta. Beqaret do krijojnë me shume kontakte sot dhe kjo është një mënyrë e mire për te bere edhe zgjedhjen me te mire. Sektori i financave do stabilizohet goxha. Përfitoni edhe nga një propozim qe do ju behet për pune sepse buxheti do përmirësohet edhe me shume.

Peshqit

Fshijeni njëherë e mire te shkuarën e hidhur gjate kësaj dite dhe mendoni se si ta bëni te tashmen dhe te ardhmen sa me te bukur. Partnerin do e keni gjithë kohës pranë vetes dhe te gatshëm t'iu ndjeke ngado. Beqaret do kenë qe ne mëngjes takime shume te bukura dhe jeta do ju ndryshoje rrënjësisht. Me financat mund te keni disa tronditje te vogla prandaj duhet te bëni kujdes.

 

Të fundit