Flash News

KRYESORE

Horoskopi i datës 6 korrik 2018

Horoskopi i datës 6 korrik 2018

Më poshtë gjeni parashikimin e fatit për 12 shenjat zodiakale:

Dashi:

Te dashuruarit do kenë një dite te mbushur edhe me debate, por edhe me pasion te fuqishëm. E rëndësishme do jete qe për asnjë moment nuk do bini ne melankoli e ne qetësi. Venusi do kujdeset për dashurinë e beqareve dhe ka mundësi te sjelle raste shume te mira. Sektori i nancave ne tërësi do jete goxha i mire dhe do mund te bëni disa investime ashti si e kishit menduar.

Demi:

Saturni do ju ndihmoje te hyni ne një faze tjetër sot ju te dashuruarve. Do jeni disi me te hapur me partnerin dhe do i shprehni atij gjerat qe doni t'ua plotësojë. Beqaret sado te mundohen nuk kane për ta gjetur dashurinë e madhe kështu qe le te mos bëjnë sakrifica. Me financat duhet te jeni shume te kujdesshëm edhe pse gjendja ne fakt do jete e kënaqshme. Mos shpenzoni shuma marramendëse.

Binjakët:

Te gjithë te dashuruarit qe kane kaluar një faze te vështirë ne jetën e tyre ne çift sot do ndiheni shume me te qete. Nuk do mendojnë me as per debate dhe as për ndarje. Beqaret do jene te privilegjuar sepse yjet do ju krijojnë te gjitha kushtet qe te realizojnë takimin e ëndrrave. Ne planin financiar do mbizotëroje qetësia absolute dhe nuk do stresoheni kur te kryeni shpenzime.

Gaforrja:

Venusi dhe Marsi premtojnë një dite shume te bukur sot. Shume nga dëshirat tuaja do realizohen dhe do lundroni ne një det lumturie. Beqaret nuk do e kenë shume mendjen tek krijimi i një lidhjeje dhe kjo gjë do ju kthehet ne një fiksim te rrezikshëm. Financat do mundoheni shume t'i ekuilibroni dhe pak nga pak do ja dilni mbanë.

Luani:

Ka mundësi qe gjerat t'iu rregullohen sot ju te dashuruarve. Do jeni me te logjikshëm dhe do i kuptoni gabimet qe keni bere dhe do bëni gjithçka qe t'i ndreqni. Beqaret nuk do preferojnë te shqetesohen për asgjë prandaj as qe do mendojnë te hedhin hapa edhe sikur mundësitë te jene te shkëlqyera. Buxheti do jete i ekuilibruar dhe do jeni te qete kur te shpenzoni.

Virgjëresha:

Edhe pse tundimi do jete i madh gjate gjithë kësaj dite, ju serish nuk do e tradhtoni partnerin tuaj. Do luftoni fort me veten dhe do ja dilni mbanë. Beqaret do digjen përbrenda për dike, por nuk do kenë guximin t'ia shprehin ndjenjat. Hëna do jete planeti qe do ndikoje tek  financat. Nuk duhet te rrezikoni shume sepse gjendja e qëndrueshme mund te ketë ndonjë tronditje.

Peshorja:

Jeta ne çift nuk do jete ashtu si e keni dëshiruar. Do keni dyshime për partnerin dhe do ngurroni te hidhni hapa me tej me te. Beqaret do jene me te privilegjuarit. Jo vetëm qe do marrin ftesa e propozime, por mund te fillojnë edhe një lidhje. Ne planin financiar duhet te bëni një riorganizim te gjendjes ku ndodheni. Po i late gjerat pas dore mund te keni probleme serioze.

Akrepi:

Venusi do ua beje edhe me te bukur jetën tuaj ne çift sot. Ai do ruaje gjithë kohës klimën e ngrohte qe ju te dashuroheni si ta ndjeni. Beqaret do iu bien me shkelm te gjitha mundësive qe do iu jepen duke harruar qe jo gjithmonë mund te kenë atë fat. Do pendoheni, por do jete tepër vone. Financat do i mbani gjithë kohës ne vëmendje dhe nuk do keni aspak probleme.

Shigjetari:

Do keni goxha probleme sot ne jetën tuaj ne çift dhe asgjë nuk ka për t'iu ecur si e kishin ëndërruar. Ne fakt kokëfortësia juaj do jete ajo qe do e acaroje edhe me tepër partnerin. Beqaret te cilët kane kohe qe po kërkojnë princin e tyre te kaltër, me ne fund do e gjejnë. Gjendja e te ardhurave do jete goxha e mire. Vazhdoni t'i menaxhoni me kujdes financat.

Bricjapi:

Dite e zakonshme kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Do ja kaloni mire pranë partnerit, por nuk do përjetoni emocione te veçanta. Beqaret duhet te mos nxitohen për te krijuar një lidhje sepse disa persona do kërkojnë vetëm t'i gënjejnë e t'i mashtrojnë. Merkuri do ju ndihmoje ne planin financiar dhe do ua beje me te qarta mendimet. Gjendja do stabilizohet shpejt.

Ujori:

Sot nuk do keni aspak probleme ju te dashuruarit dhe ne çdo moment do ndiheni te qete. Debatet thuajse do mungojnë plotësisht. beqaret do kenë tendence te ëndërrojnë me shume sesa duhet dhe rikthimi ne realitet do ju duket me i dhimbshëm. Me shpenzimet mos spekuloni sepse keni për te mbetur pa para neper xhepa shume me shpejt nga sa mund ta mendoni.

Peshqit:

Ju te dashuruarit do keni një komunikim me te ngrohte me partnerin dhe do arrini kështu te mbani larg mosmarrëveshjet dhe debatet. Beqaret do jene shume joshës dhe sharmante kështu qe do kenë me tepër mundësi te realizojnë takime. Buxheti do jete goxha i kënaqshëm dhe për asnjë moment nuk do ndiheni ne vështirësi. Mundet edhe te hiqni disa para mënjanë për te siguruar te ardhmen.

Të fundit