Flash News

KRYESORE

Horoskopi i datës 7 shtator 2018

Horoskopi i datës 7 shtator 2018

Më poshtë gjeni parashikimin e fatit për 12 shenjat zodiakale:

Dashi:

Jeta juaj ne çift do jete goxha e qëndrueshme gjate kësaj dite dhe kjo fale ndikimit mjaft pozitiv te Venusit. Shumica e momenteve do jene te ngrohta. Beqaret nga ana tjetër do realizojnë me ne fund një takim spektakolar qe do ua ndryshoje jetën përgjithmonë. Ne planin financiar fati do jete ne anën tuaj dhe nuk do ju ndodhin aspak probleme. Do ndiheni shume te qete me çdo hap qe do hidhni.

Demi:

Dite ideale për te folur për çdo gjë me partnerin pasi sot mund te zgjidhen edhe disa pengje. Nëse jeni beqare do ndodhe një takim i papritur qe do ndryshoje rrënjësisht te ardhmen. Mund te takoni një dash ose një luan qe do ua zbukuroje jetën. Ne planin financiar fati ka për te qene ne anën tuaj dhe do e keni gjithë kohës situatën nen kontroll. Probleme nuk do ju dalin aspak.

Binjakët:

Nëse jeni ne një lidhje dhe te lumtur pranë njeri-tjetrit, sot do ketë thjesht një vazhdimësi te kësaj situata. Ne çdo moment do ndiheni mire. Beqaret vështirë se mund ta gjejnë dashurinë sot kështu qe edhe po e kërkuan kot sa do lodhen. Ne planin financiar shume gjera do ju ecin keq dhe nuk do arrini dot te kryeni shpenzimet me te domosdoshme. Tregohuni me te matur ne çdo moment dhe bëni durim.

Gaforrja:

Sektori i dashurisë se çifteve nuk do influencohet asnjë moment nga yjet. Çdo gjë ka për te qene ne dorën tuaj prandaj duhet te tregoheni përherë te kujdesshëm. Beqaret do kenë një dite mjaft stimuluese dhe do realizojnë takimet qe kane ëndërruar përherë. Për sektorin e financave do jete një dite paksa e vështirë, megjithatë me një menaxhim me te mire mund te arrini ta mbani situatën nen kontroll.

Luani:

Asgjë e rëndësishme nuk do ndodhe sot për juve qe jeni ne një lidhje. Vetëm Marsi do ndikoje indirekt dhe mund te keni disa keqkuptime te vogla. Për beqaret Neptuni do sjelle takime te njëpasnjëshme dhe do keni me pas te drejtën te bëni zgjedhjen me te mire. Shpenzimet kryejini me shume kujdes dhe maturi nëse nuk doni te përballeni me probleme serioze.

Virgjëresha:

Te dashuruarit nuk do kenë një dite te zakonshme, por te mbushur me momente te lumtura dhe begati absolute. Për beqaret do ketë veçse mundësi fantastike për takime. Nëse i shfrytëzojnë sa duhet jeta do ju ndryshoje shume shpejt. Me shpenzimet do jeni shume te kujdesshëm. Duke dyfishuar edhe vigjilencën çdo gjë do jete gjithë kohës nen kontroll.

Peshorja:

Jeta juaj ne çift do jete shume e vështirë sot. Do ju besoni tej mase atyre qe do ju thonë disa te ashtuquajtur miq dhe vetëm do debatoni me partnerin. Ne fakt ai nuk ka asnjë lloj faji dhe do e lëndoni pa te drejte. Beqaret mund te takojnë disa persona, por pasi te bisedojnë do e kuptojnë se ata nuk janë ne lartësinë e tyre. Ekuilibri financiar do ekuilibrohet goxha dhe do jeni shume me te qete.

Akrepi:

Sot do mendoni t'i bëni gjerat ndryshe dhe do e bëni me dinamike marrëdhënien tuaj. Ne çdo moment do përgatisni surpriza te vogla dhe mjaft te këndshme. Beqaret do e vuajnë tej mase vetminë, por ama nuk do preferojnë te marrin as rreziqe për ta ndryshuar shpejt atë. Financat do mbrohen nga Urani. Nuk do ju dalin aspak vështirësi e nga ana tjetër do jeni edhe me te kujdesshëm me harxhimet.

Shigjetari:

Dite e nxehte do jete kjo për te dashuruarit dhe gjithçka fale ndikimit te madh te Marsit. Do jeni te dyja palët sensuale dhe gati edhe për çmenduri te vogla. Problemit te kohëve te fundit i keni vene kapak njëherë e mire. Beqaret do rrethohen nga persona vërtet interesante, por sot nuk do ndihen gati për te hedhur asnjë hap. Sektori i financave do jete i mbushur me te papritura te pakëndshme.

Bricjapi:

Ka mundësi qe sot te keni diskutime shume te gjata me partnerin tuaj për disa gjera qe kurrë nuk keni rene dakord. Sado te mundoheni nuk do arrini dot te merreni vesh. Beqaret do jene pasionante dhe do kalojnë plot momente te këndshme me disa persona qe do njohin. Financat do jene te paqëndrueshme dhe nuk do jete mire qe te kryeni investime.

Ujori:

Do tregoheni shume te hapur dhe te disponueshem ndaj partnerit gjate kësaj dite. Marrëdhënia ne çift nuk do ketë asgjë për çfarë te shqetësoheni. Beqaret nuk do mundin as sot ta gjejnë personin qe do ju përshtatet ne çdo pike. Financat do jene delikate për shkak te shpenzimeve te mëdha qe do kryeni për veshjet dhe produktet e bukurisë.

Peshqit:

Do i shtoni dozat e intimitetit ne çift gjate kësaj dite dhe do kaloni çaste te lumtura ne krahët e partnerit. Shume gjera kane për te qene ndryshe për ju. Beqaret do përballen me zhgënjime te mëdha nëse nuk tregohen te matur. Te ardhurat do përmirësohet me shume nga sa mendonit. Do ndiheni te qete kur te kryeni shpenzimet e nevojshme.

Të fundit