Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
"Horoskopi i ekonomisë", Dritan Shano dhe Ornela Liperi parashikojnë 2019-ën
Shëndet dhe para, janë dy të mirat që shqiptarët urojnë më së shumti për njëri-tjetrin për vitin që po vjen. Por teksa i pari është një urim që varet edhe nga “ai lart”, niveli i të ardhurave është më lehtësisht i llogaritshëm.
Politiko.al bisedoi me ekonomistët, Dritan Shano dhe Ornela Liperi, duke marrë një parashikim të tyre, sesi pritet të jetë ekonomia në buxhetet familjare në vitin 2019 duke e lidhur me ekonominë e vendit në tërësi.
Shano dhe Liperi ndajnë thuajse të njëjtin qëndrim sa i takon bilancit ekonomik për vitin 2018, se rritja ekonomike është vetëm aritmetike dhe e papërfillshme në buxhetet familjare, jo më kot, thotë Shano, shqiptarët largohen nga vendi.
2019-ën, Shano e parashikon si një vit që do të jetë i ngadaltë për ekonominë shqiptare ndërsa shton se familjet shqiptare nuk do të përjetojnë ndonjë rilindje. “Viti 2019 do jetë një vit i ngadaltë për ekonominë shqiptare. Nuk pritet ndonjë përmirësim i saj, ndërsa dy investimet e mëdha që kanë udhëhequr rritjen ekonomike aritmetike të Shqipërisë – TAP dhe Devoll - në këto vite pritet të ngadalësohen”, thekson Shano.
Për Ornela Liperin, paketa fiskale e miratuar nga mazhoranca për 2019-ën, nuk ishte veçse një pranim i politikave të dështuara, sipas saj, që u ndoqën përmes rritjes së taksave, që jo vetëm nuk sollën më shumë të ardhura në buxhet, por nxitën dhe evazionin fiskal.
“Një problem që sa po vjen e po bëhet më madhor dhe ka filluar të japë efekte të dukshme tashmë është ai i emigracionit të gjallëruar vitet e fundit. Bizneset kanë raportuar probleme me gjetjen e fuqisë punëtore, ndërkohë që konsumi është në rënie. E kombinuar kjo me një ngadalësim të pritshëm të ekonomisë për shkak të mbarimit të investimeve të mëdha dhe kthimit në normalitet të prodhimit të energjisë, 2019-a nuk pritet të sjellë lajme të mira për buxhetin e familjeve shqiptare, që rrezikohet të përballen me më pak punë dhe më pak të ardhura”, parashikon Liperi.
Intervistat e plota
Dritan Shano: Rritja ekonomike është vetëm aritmetikë, s’ka rilindje as në 2019-ën
Nëse do të bëjmë një vlerësim makro të ekonomisë në vend, si do e cilësonit vitin 2018, duke marrë në konsideratë disa prej vendimeve të qeverisë, të ndërmarra gjatë këtij viti?
Prej disa vitesh, ne nuk kemi rritje ekonomike që prodhon zhvillim dhe pasurim të shqiptarëve, por është vetëm aritmetikë; ndryshe shqiptarët nuk do thyenin çdo vit rekordin e aplikimit për lotarinë Amerikane, përkundrazi do ktheheshin në atdhe dhe ata që kanë ikur. Është viti i përshpejtimit nga qeveria të Partneriteteve Publike Private dhe i rritjes galopante të borxhit publik duke vendosur kështu të ardhurat nga taksat në funksion të oligarkëve. I vazhdimit të largimit të shqiptarëve më të mirë dhe më të zotë nga vendi. Është viti kur niveli i taksave mbeti më i larti në rajon pas Serbisë, kur çmimi i ujit u rrit, ndërsa çmimi i karburantit mbeti nga më të lartët në Europë. 2018 është një vit ku pagat dhe pensionet nuk u rritën për të përballuar këto çmime, dhe ku autoritetet vendosën papritur të zhvlerësojnë kursimet e shqiptarëve dhe dërgesat nga emigracioni në Euro me aksionin e de-eurozimin.
Ky është i disati vit radhazi që kredia për ekonominë nuk është rritur, përkundrazi është tkurrur, kur konsumi ka rënë, besimi tek ekonomia ka rënë gjithashtu. 2018 është viti kur ekonomia jonë ka konkurrueshmërinë më të ulët në rajon, klimën më të keqe të biznesit krahasuar me vende e rajonit, indeksin më të lartë të varfërisë, investimet e huaja më të ulëta, dhe çka është më e rëndësishmja nivelin më të ulët të produktivitetit në rajon, sa një e treta e vendeve të EU. Edhe në të ardhmen, produktiviteti i ekonomisë shqiptare nuk do mund të rritet nëse nuk investohet në kapitalin human, pra në sistemin arsimor në tërësi duke filluar nga para-shkollori.
Qeveria miratoi pak javë më parë paketën e re fiskale dhe buxhetin për vitin e ardhshëm. Në analizën tuaj, si pritet të jetë 2019-ta për ekonominë në vend dhe buxhetin e familjeve shqiptare?
Viti 2019 do jetë një vit i ngadaltë për ekonominë shqiptare. Nuk pritet ndonjë përmirësim i saj, ndërsa dy investimet e mëdha që kanë udhëhequr rritjen ekonomike aritmetike të Shqipërisë – TAP dhe Devoll - në këto vite pritet të ngadalësohen. Buxheti 2019 parashikon rritje rrogash, por buxheti i qeverisë parashikon shpenzime më të vogla në raport me GDP dhe të ardhura më të vogla në raport me GDP. Kjo është një shenjë e qartë që edhe qeveria e ka pranuar pa e thënë me gojë se ekonomia shqiptare është në stanjacion dhe kjo nuk do ndryshojë as në vitin 2019. Buxheti i familjeve shqiptare do jetë edhe më i shtrënguar për shkak të taksave të reja që do bien si rrebesh mbi kokat e kryefamiljareve, siç është taksa mbi shtëpinë. Mbetet i pandryshuar për 2019 edhe angazhimi i qeverise për kontrata koncesionare dhe PPP të tjera të cilat njësoj si deri tani do jenë dhurata ndaj oligarkëve më të preferuar të qeverisë. Mekanizmi është i njëjti me koncesionet e dhëna gjatë mandatit të parë – krijohet një kompani e re, enkas për “tenderin” që do zhvillojë qeveria; kompani pa ekperiencë por besnike, mundësisht offshore, dhe kështu përmes një procesi të pilotuar të prokurimit publik, ku mungon gara dhe transparenca, kjo kompani “fiton” fonde për të dhënë shërbime publike të cilat në shumicën e herëve janë fiktive, dhe kështu paratë publike nuk i kthehen shqiptarëve por përfundojnë në pak xhepa e llogari bankare. Shembull tipik është rasti i Unazës së Re, ku kompania ishte e sapo regjistruar, pa asnjë ekperiencë dhe komptencë, e lidhur drejtpërdrejtë me politikën, fatura e 1 kilometri rruge shkoi 22.5 milionë Euro, dhe letrat e kompanisë ishin falsifikuar deri në SHBA. Siç e do zakoni, shumica e mediave do flasin për suksese të mëdha ekonomike, por në 2019 familjet shqiptare nuk do të përjetojnë ndonjë rilindje në 2019, ato do vazhdojnë të picërrojnë sytë në këtë muzg të gjatë të pengmarrjes nga banda politike e radhës.
Ornela Liperi: 2019-a nuk pritet të sjellë lajme të mira për buxhetet familjare, më pak punë dhe më pak të ardhura
Nëse do të bëjmë një vlerësim makro të ekonomisë në vend, si do e cilësonit vitin 2018, duke marrë në konsideratë disa prej vendimeve të qeverisë të ndërmarra gjatë këtij viti?
Nëse nisemi nga kuadri makro, ekonomia do të dukej si një tullumbace e bukur, ku treguesit kryesorë janë të qëndrueshëm. Rritja pritet të jetë rreth 4%, borxhi publik është në ulje me rreth 1-2 pikë përqindje, duke zbritur në 69-70% të prodhimit të brendshëm bruto (PBB), papunësia është në nivelet më të ulëta historike, eksportet janë në rritje dyshifrore, investimet e huaja direkte janë të larta, monedha vendase është në nivele të larta historike. Por, nëse shohim nga brenda tullumbaces situata nuk është kaq pozitive. Rreth gjysma e rritjes ka ardhur si rrjedhojë e prodhimit të energjisë, të favorizuar nga moti me reshje, një ngjarje e përkohshme që përveç shifrave nuk sjell ndonjë efekt real në ekonomi.
Rritja e eksporteve ka ardhur kryesisht si rrjedhojë e konjukturës së favorshme të çmimeve ndërkombëtare të naftës e mineraleve, ndërkohë që Shqipëria vijon të ketë si avantazh kryesor konkurrues krahun e lirë të fuqisë punëtore.
Investimet e huaja janë rritur me 12% për 9 mujorin, por më shumë se gjysma e tyre vjen nga projektet e mëdha si gazsjellësi TAP dhe hidrocentralet mbi Devoll, të cilat pritet të përfundojnë vitin e ardhshëm.
Borxhi i deklaruar është në ulje, por ndërkohë qeveria është angazhuar në projekte të partneritetit publik privat (PPP) me vlerë mbi 1 miliardë euro, të cilat në fakt nuk janë veçse borxh i fshehur që mund ta çojnë treguesin në rreth 80% të PBB-së. Për më tepër, për këto projekte ka munguar një analizë kosto- përfitime dhe siç po tregon realiteti ato po rezultojnë me shpenzime të fryra dhe shpesh korruptive. Këto shpenzime të larta të shtrira në kohë dhe të pa raportuara siç duhet nga ana e kontabilitetit fiskal (ndryshe nga sa ka rekomanduar Fondi Monetar Ndërkombëtre)
Ndaj, kjo tullumbace e bukur dhe e shndritshme nga jashtë rrezikon të plasë dhe mund ta çojë vendin në një krizë financiare të ngjashme me një skenar grek në afatin e mesëm.
-Qeveria miratoi pak javë më parë paketën e re fiskale dhe buxhetin për vitin e ardhshëm. Në analizën tuaj, si pritet të jetë 2019-ta për ekonominë në vend dhe buxhetin e familjeve shqiptare?
Paketa fiskale e këtij viti nuk ishte veçse një pranim i politikave të dështuara që u ndoqën përmes rritjes së taksave, që jo vetëm nuk sollën më shumë të ardhura në buxhet, por nxitën dhe evazionin fiskal. Shembulli më konkret për këtë është ulja e detyruar e dividendit në 8%, për shkak se bizneset thjesht nuk deklaronin më dividend. Një tjetër shembull është tatimi i lartë mbi pagat e larta prej 23%, që është më i larti në rajon. Ky nivel i lartë kishte nxitur evazionin, me individët me paga të larta që dilnin nga skema dhe regjistroheshin si biznese të vogla për të shmangur taksat. Rritja e kufirit ku taksohen pagat e larta nga 130 mijë lekë në 150 mijë lekë sërish është e ulët dhe nuk vlerësohet se do e frenojë evazionin. Ulja e pragut të TVSH-së nga 5 në 2 milionë lekë sërish nxiti evazionin dhe nuk solli më shumë të ardhura në buxhet.
Gjithsesi, pozitivisht duhet vlerësuar fakti që këtë vit për herë të parë nuk ka shtim të ngarkesës fiskale, përkundrazi ka lehtësim përmes rritjes së kufirit të biznesit të madh nga 8 në 14 milionë lekë, që sjell automatikisht ulje të tatim fitimit nga 15% në 5% për bizneset e kësaj fashe.
Një problem që sa po vjen e po bëhet më madhor dhe ka filluar të japë efekte të dukshme tashmë është ai i emigracionit të gjallëruar vitet e fundit. Bizneset kanë raportuar probleme me gjetjen e fuqisë punëtore, ndërkohë që konsumi është në rënie. E kombinuar kjo me një ngadalësim të pritshëm të ekonomisë për shkak të mbarimit të investimeve të mëdha dhe kthimit në normalitet të prodhimit të energjisë, 2019-a nuk pritet të sjellë lajme të mira për buxhetin e familjeve shqiptare, që rrezikohet të përballen me më pak punë dhe më pak të ardhura.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38

