Flash News

KRYESORE

Horror në Norvegji, përdhunime në masë në fshatin e laponëve nomadë

Horror në Norvegji, përdhunime në masë në fshatin e

Dyshohet se janë të paktën 82 viktimat e përdhunura, burra dhe gra si dhe shumë fëmijë, dhe 92 kasapët e dyshuar në Drag, një komunën e Tysfjord, një fshat në Laponinë norvegjeze. Hetimet kanë nisur pas denoncimit të bërë nga 11 persona që kanë rrëfyer se kanë pësuar dhunë në fshat. Sipas asaj që thotë The Guardian, janë të paktën 151 rastet e ngacmimeve dhe të dhunës seksuale, që kanë përfshirë persona të moshës nga 4 deri në 75 vjeç.

Një pjesë e madhe e viktimave, ashtu sikurse edhe e të dyshuarve janë pjesë e komunitetit Sami (më parë njiheshin si laponët), banorët e hershëm – nomadë – të Laponisë, territorë i së cilës është i ndarë ndërmjet Norvegjisë, Suedisë dhe Finlandës, dhe që kanë një ekonomi të bazuar te rritja e drerëve.

Hetimi i policisë nisi pas denoncimit të bërë nga gazeta Verdens Gang (VG), e cila më 2016 publikoi dëshmitë e 11 burrave dhe grave që pohonin se ishin sulmuar në Tysfjord, një komunë e ndodhur mbi Rrethin Polar Arktik, me më pak se 2.000 banorë.

Të fundit