Flash News

KRYESORE

Hotelet u kthyen në spitale? Jo, Ronaldo nuk e ka bërë vërtet këtë

Hotelet u kthyen në spitale? Jo, Ronaldo nuk e ka bërë

Cristiano Ronaldo nuk ka bërë asgjë të jashtëzakonshme për të shpëtuar jetë njerëzish me rastin e Coronavirus-it. Jo se e ka për detyrë ta bëjë, por ky është vetëm një sqarim për një lajm të rremë që mori dhenë sot.

Hotelet e tij do të ktheheshin në spitale dhe ai madje do të merrte përsipër pagat e mjekëve dhe infermierëve, por kjo nuk është e vërtetë, sqaron gazeta portugeze "O Observator".

"Marca", gazeta që e ka raportuar lajmin e para, e ka fshirë me turp. Lajmi është bazuar te një postim në rrjetet sociale nga Edgar Caires, ish-burri i njërës prej motrave të sulmuesit portugez.

Të fundit