Flash News
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Lirohet nga qelia ish-kryebashkiaku i Fushë Arrëzit, Fran Tuci
Konstituimi i grupit të dialogut PD-PS, Bylykbashi: Prioritet është Reforma Zgjedhore
Hoti flet pas takimit me Vuçiçin dhe Grenellin: Nesër finalizohet marrëveshja dhe do të shihni gjithçka!
Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka folur për mediat pas takimit me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç dhe ambasadorin Grenell në Washington.
Hoti tha se janë bërë hapa të mëdhenj para drejt një marrëveshjeje, por pa dhënë detaje se për çfarë marrëveshje bëhet fjalë, por ka shtuar se nesër, pritet të ketë nënshkrim të asaj që sot janë dakorduar.
Më tej, Hoti shtoi se nuk është shtruar e as nuk do të shtrohet në tavolinë çështja e diskutimit të territoreve dhe se asnjëherë nuk kanë ardhur dhe nuk do të vijnë marrëveshje të dëmshme nga Shtëpia e Bardhë.
“Kishim një takim me presidentin serb dhe këshilltarin O’Brien dhe ambasadorin Grenell dhe ekipet e SHBA-së që mbështesin këtë dialog të përqendruar te temat ekonomike. Nesër presim ta finalizojmë gjithë këtë angazhim që kemi pasur tash e sa kohë. Informata më në detaje do të keni nesër pas përmbylljes... Një gjë mund të them që marrëveshje të dëmshme e të papranueshme për Kosovën asnjëherë s’kanë ardhur e s’do të vijnë nga Shtëpia e Bardhë. Kemi bërë progres të madh në çuarjen përpara në bashkëpunimin ekonomik. Për çdo gjë që flasim me Serbinë, qëllimi ynë është njohja reciproke. Sot kemi bërë hap të madh. Nuk është shtruar (çështja e kufijve), as nuk do të shtrohet asnjëherë. Asnjëherë. Jemi plotësisht brenda parimeve që kemi si qeveri. Ju do të shihni nesër marrëveshje sepse kështu është dakordimi. Nesër do të shihni gjithçka që jemi marrë vesh. Kemi bërë hap të madh drejt përmbylljes së marrëveshjes finale”, ka thënë Hoti.