Flash News

KRYESORE

Hoxha bën llogaritë: Kokaina e sekuestruar kushton sa projekti i Unazës së Re

Hoxha bën llogaritë: Kokaina e sekuestruar kushton sa projekti i

Gazetari Artan Hoxha në studion e lajmeve të Report TV u shpreh se vlera e kokainës e kapur në Durrës kushton 40 milionë euro, aq sa projekti i Unazës së Re. Sipas tij, grupi që ka porositur 137 kilogramët, ka lidhje të fuqishme politike dhe ka mjaft influencë në Shqipëri.

"Kjo sasi droge para se të dalë në treg përpunohet dhe bëhet e gatshme për klientët. Nuk është sasia reale 137 kg, është tjetër gjë, arrin deri në 400, se kjo sasi që vjen nuk hidhet në treg kështu, përpunohet. Duhet gjetur baza e magazinimit, dhe laboratorët. Në Shqipëri janë kapur laboratorë të kokainës. A ka në përdorim aktualisht në Shqipëri laborator kokaine? Sinjalet janë që ka. A do të shërbente edhe në këtë rast përpunimi në Shqipëri? Kjo është një gjë që i mbetet hetimit. Vlera në treg futur edhe përzierjen, shkon diku tek 40 milionë euro. Është një sasi e konsiderueshme e kapur në një operacion ndërkombëtar", deklaroi Artan Hoxha.

Të fundit