Hoxha: Do kërkohet arrestimi i një deputeti tjetër, është regjistruar teksa po përgjohej një grup kriminal

Gazetari investigativ, Artan Hoxha, mbrëmjen e sotme, ka deklaruar se Prokuroria po heton një tjetër deputet dhe pritet që t’i komunikohet masa e arrestit. Hoxha theksoi se ky deputet është kapur rastësisht, kur po përgjohej një grup kriminal, por s’ka përmendur emër.

“Ka patur aq shumë ngjarje sa nuk po arrijmë as të analizojmë si ngjarje, dhe jo më t’i thellojmë. Një deputet tjetër, funksionar i rëndësishëm i administratës shtetërore është kapur rastësish, është regjistruar, teksa po përgjohej një grup kriminal. Nuk dihet se çfarë do bëjë prokuroria me atë, dhe mbase e ka ruajtur si gur të fundit. Dhe do të kemi shumë shpejt një deputet tjetër që t’i komunikohet masa e arrestimit” – u shpreh Artan Hoxha në emisionin “Të paekspozuarit”.