Flash News

KRYESORE

Hoxha: Kam një video të një kryetari bashkie duke pirë drogë

Hoxha: Kam një video të një kryetari bashkie duke pirë

Gazetari Artan Hoxha deklaroi se zotëron një video ku shfaqet një kryetar bashkie duke konsumuar drogë. Ndërkohë që edhe sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi, u shpreh se ka dijeni për një video të tillë, por nuk e disponon atë.

“ Është në ambient publik, se po të ishte në zyrë nuk ke si e filmon. Nëse e merr narkotikun në banesë apo në një ambient të mbyllur, nuk ka asnjë problem se thua jam përdorues. Përveç faktit që je i zgjedhur vendor, pastaj kalon në një nivel tjetër. Por, nëse e merr në ambient publik ky është problem.

Kam ndjekur dhe rastet e denoncuara nga opozita, sigurisht për gjithë rastet kanë qenë pozitive, për faktin se i ka rrëzuar prokuroria më mbrapa. Gjej rastin ti përgëzoj. Kontrolli duhet bërë para se ata të zgjidhen dhe jo pasi të zgjidhen. Ai proces zgjedhor ka pas një kosto për taksapaguesit shqiptar.”, tha Hoxha në emisionin “Opinion”.

Të fundit