Flash News

KRYESORE

5 stilet e veshjeve IN për këtë stinë

Stina e verës është gjithmonë harku kohorë që na bën të zhytemi thellë në pëlhurat e lehta, në mënyrë që të dukemi dhe të ndihemi të freskët. Është e rëndësishme që këto ditë të nxehta veshja të jetë ajo që na bën të ndihemi, komod , stil dhe sa më origjinal. Për një pamje perfekte verore këto janë disa prej stileve që janë gjithmonë IN.

Një kapele kashte

Asgjë nuk i tregon shumë ditët e nxehta se sa një kapelë kashte. Është e nevojshme sidomos në ditët me diell të fortë, por edhe për t’i dhënë veshjes më shumë stil. Nëse e përshtat kapelën me një veshje elegante ose edhe me një fustan të lehtë për koktej, do të dukesh origjinale, me taka ose me të sheshta.

Veshje xhins

Një stil ‘casual’ nënkupton gjithmonë një veshje xhinsi, që gjatë verës mund të jetë e lehtë, fustan-këmishë si në këtë foto. Aksesorët edhe këtu luajnë rol të rëndësishëm, sepse i japin kësaj veshjeje hijeshi gjatë verës.

Fund sportiv i gjatë

Edhe fundet sportive të gjata dhe të gjera janë shumë praktike për sezonin e verës. Kjo foto që shihni është shumë e përdorshme për party-t gjatë mbrëmjes, por edhe për një koktej pasdite.

Xheketa xhins

Kjo masë është është ajo që i shkon çdo lloj veshjeje. Xhaketa xhins është avantazh edhe për ditët e ftohta, sepse fustanin e përshtat me çdo lloj rasti që mund të kesh gjatë verës. Apo në ditët kur nisesh në mëngjes herët për plazh dhe kthehesh shumë vonë.

Këmishë e bardhë e lehtë

Një këmishë klasike me butona me fund ose pantallona xhinse të shkurtra janë një stil amerikan shumë i preferuar gjatë sezonit të verës. Provo një veshje të tillë urbane dhe gjithçka duhet të shtosh është vetëm një buzëqeshje.

 

Të fundit