Flash News

KRYESORE

Brigitte Macron nuk do e ketë statusin e “zonjës së parë”, Bora Meta, po

Brigitte Macron nuk do e ketë statusin e “zonjës së

Përfundimisht Brigitte Macron nuk do e ketë statusin e “zonjës së parë” të Francës. Këtë gjë e komunikon televizioni informativ francez Bfmtv.

Dy javë më parë në Francë nisi një peticion online ku u mblodhën 220 mijë firma për të kundërshtuar statusin e zonjës së parë, pozicion, i cili kërkon buxhet enkas dhe bashkëpunëtor. Gjatë fushatës elektorale, Presidenti Emanuel Macron kishte deklaruar se në rast fitoreje, e shoqja do të mbulonte një rol publik, pa marrë asnjë shpërblim.

Por gjatë dy javëve të kaluara, shoqata “Egalitè Nationale”, e drejtuar nga Thierry Paul Valette, nisi një peticion ku u mblodhën 220 mijë firma kundër statusit të zonjës së parë për Brigitte Macron.

Ky peticion ngjalli debat në Parlament, lidhur me miratimin e ligjit për jetën publike të zyrtarëve të lartë, dhe nevojën për transparencë.

Mes masave të këtij ligji është edhe ndalimi i punësimit të familjarëve të deputetëve.

Duke bërë një përqasje me rastin e Shqipërisë, pas zgjedhjes së Ilir Metës president, ku znj. Monika Kryemadhi refuzoi këtë pozicion, duke mbajtur atë të kryetares së LSI-së, automatikisht këtë post e merr e bija, Bora Meta (precedenti me presidentin Alfred Moisiu).  Por do ishte më mirë që edhe vendi ynë të ndiqte shembullin e Francës. Por është e vështirë ta mendosh që Shqipëria nuk do të ketë “zonjë të parë”. Edhe nëse kjo ndodh, do të jetë pas ikjes së Ilir Metës…

Të fundit