Flash News

KRYESORE

Marina amerikane pezullon lëvizjen e të gjithë flotës

Marina amerikane pezullon lëvizjen e të gjithë flotës

Marina amerikane ka pezulluar lëvizjet e të gjitha flotave amerikane pas përplasjes së destrojerit John S. Mcain. Përplasja e destrojerit me një anije tregtare ndodhi të hënën duke i marrë jetën 10 marinarëve amerikanë. Komandanti i Flotës së Paqësorit, admirali Scott Swift liroi sot nga detyra nën admiralin Joseph Aucoin. Në vendimin për shkarkimin e tij thuhej se ai kishte "humbur besimin dhe aftësinë për të komanduar".

Shtëpia e Bardhë lëshoi një deklaratë ngushëllimi, duke shtuar se Departamenti i Mbrojtjes do të kryejë një hetim "të plotë" të incidentit.

"Hetimi do të bëhet brenda një afati të shkurtër. Dua të marr përditësime të shpeshta. Kjo kërkon veprime urgjente, duhet ta përfundojmë dhe të ndërmarrim veprime korrigjuese. Në mbyllje, mendimet dhe lutjet tona shkojnë tek detarët dhe familjet e luftanijeve ‘USS John S. Mçain’ dhe ‘USS Fitzgerald’", tha Admirali John Richardson, Shefi i Operacioneve Detare

Si përgjigje ndaj incidentit, marina ka pezulluar lëvizjet e të gjitha flotave amerikane. Një ekuipazh i Rojës Bregdetare të Malajzisë gjeti trupa, që besohet të jenë të disa prej marinarëve të zhdukur. /VoA

Të fundit