Flash News

KRYESORE

Receta e suksesshme anti-depresive...

Receta e suksesshme anti-depresive...

Jeta është dinamike dhe ju ofron lloje të ndryshme përjetimesh në varësi të rrethanave dhe situatave në të cilat ndodheni. Shpesh herë mund të ndiheni të mërzitur, me apo pa arsye dhe si pa e kuptuar mund të bini në depresion.

Nëse pikasin një gjendje të tillë në mënyrën tuaj të jetesës, ateherë ju jeni shkaktarët dhe shpëtimtarët nga kjo situatë. Mjafton të dini të menaxhoni dhe kontrolloni jetën tuaj, në mënyrë që ta udhëhiqni atë.

Kjo nis që nga mënyra se si ju ushqeheni. Depresoni ka një recetë të suksesshme dhe ajo është receta me limonadë dhe shafran. Shafrani i Indisë, përveç të tjerash, është provuar shkencërisht edhe për vetitë e tij anti-depresive.

Përbërësit: 4 filxhanë me ujë të filtruar, 2 lugë gjelle me pudër të shafranit të Indisë, 4 lugë gjelle me mjaltë, lëngun e 1 limoni e gjysmë, në varësi të dëshirës mund të shtoni edhe lëng portokalli.

Përgatitja: Kombinoni të gjithë përbërësit në një enë dhe më pas vendoseni në gota për servirje.

Të fundit