Flash News
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri në krye të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Lirohet nga qelia ish-kryebashkiaku i Fushë Arrëzit, Fran Tuci
Konstituimi i grupit të dialogut PD-PS, Bylykbashi: Prioritet është Reforma Zgjedhore
Këngëtarja shqiptare shkëlqen në Suedi, pretendente për çmimin e madh (VIDEO)
E reja nga Shkodra Erika Bitanji, ka rënë në sy për talentin e saj në muzikë e kërcim në “Swedish Idol” dhe kjo e ka çuar në netët “live” të “talent shoë”-t.
Erika është një nga pretendentet kryesore për finale e madhe dhe pse jo edhe për të rrëmbyer trofeun e shumëdëshiruar.
“Të premten duhet të këndoj “Bang Bang”, të Jessie J dhe Ariana Grande”, është shprehur Erika për mediat suedeze.
Pas nëntë vitesh investim në balet, nga Athina, Erika vendosi të ndjekë një tjetër pasion të sajin në Suedi, muzikën.
“Unë kam kërcyer gjithë jetën, që kur kam qenë 6 vjeç. Tani e kam ndërprerë sepse kam filluar me muzikën. Me thënë të drejtën këtu vetëm këndojnë, nuk dinë të kërcejnë. Prandaj më shohin si konkurrente, por me thënë të drejtën të gjithë janë shumë të mirë në dymbëshjetëshe”, shprehet Erika duke falenderuar të gjithë fansat e saj dhe personat e veçantë të cilët i kanë qëndruar pranë.