Flash News

KRYESORE

Hueyda El Saied ndahet nga partneri, shkak tradhëtia

Ditën e djeshme Hueyda El Saied në emisionin e Rudina Magjistarit, deklaroi se po kalonte një periudhë të vështirë në jetën e saj, dhe falë jogës ia kishte dalë që të qetësohej disi.

Sot “Gazeta Panorama” ka bërë me dije se artistja shqiptare është ndarë nga partneri i saj, me të cilin bashkëjetonte prej 3 vitesh. Ata kanë edhe një djalë, emri i të cilit është Gabriel.

Panorama shkruan se arsyeja përse Hueyda është ndarë nga 55-vjeçari, ka qenë tradhtia. Kjo ka bërë që e ëmbla Hueyda t’i jepte fund marrëdhenies së saj me francezin, 6 muaj më parë. Michael Tamisier dhe Hueyda jetonin së bashku prej vitesh në Amsterdam.

Të fundit