Flash News
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Hulumtimi/ Rriten me 40% kërkesat për azil në Irlandë, shqiptarët ua kalojnë vendeve në luftë
Politiko
5 Dhjetor 2018, 22:58
Nga Irgis Hysenaj
Pas Gjermanisë, Francës dhe Hollandës, shteti i Irlandës është shndërruar në një tjetër destinacion për azilkërkuesit shqiptar, të cilët të pakënaqur me kushtet e jetës qe ofrohen në Shqipëri, kërkojnë mundësi më të mira për të ardhmen e tyre.
Të dhënat e siguruara nga Politiko.al përmes Zyrës Ndërkombëtare të Mbrojtjes së Irlandës tregojnë se në vitin 2018 ka pasur një rritje afërsisht me 40% të azil-kerkuesve shqiptarë krahasuar me vitin 2017 [shiko 10 grafiket me poshtë].
Në gjuhën e shifrave, në 2017 aplikuan 1158 shtetas nga Shqipëria, ndërsa në 2018 kërkuan azil 1554 deri në muajin Tetor.
Pyetur lidhur me arsyet që paraqesin shqiptarët, përfaqësuesja e Këshillit të Refugjatëve, Karoline Reid u shpreh se ligji vendas nuk e lejon publikimin e tyre por nuk mohoi se gjakmarrja, arsyet ekonomike dhe përndjekjet politikë janë argumentat më të shpeshta.
Interesant është fakti se shqiptarët lënë pas edhe vende të tilla në luftë, si: Pakistani, Nigeria apo Zimbabve, ndërsa para qëndrojne vetëm sirianët dhe gjeorgjianët.
Trendin e shqiptarëve për tu larguar nga vendi drejt Europës Perëndimore e konfirmoi edhe një sondazh i ‘Gallup’, që konfirmoi se 79% e të anketuarve të grup-moshës nga 15-29 vjeç duan të braktisin vendin.
Kjo është norma më e lartë në botë, me diferencë të theksuar nga të gjitha vendet e tjera, përfshirë ato në konflikte të armatosura.
Aplikimet Janar 2018 dhe 2017
Aplikimet Shkurt 2018 - Shkurt 2017
Aplikimet Mars 2018 - Mars 2017
Aplikimet Prill 2018 - Prill 2017
Aplikimet Maj 2018 - Maj 2017
Aplikimet Qershor 2018 - Qershor 2017
Aplikimet Korrik 2018 - Korrik 2017
Aplikimet Gusht 2018 - Gusht 2017
Aplikimet Shtator 2018 - Shtator 2017
Aplikimet Tetor 2018 - Tetor 2017