Flash News

KRYESORE

Humb jetën dublanti në sheshxhirim

Dublanti i serialit “The Walking Dead” ka gjetur vdekjen gjatë xhirimeve të fundit në Atlanta.

33-vjeçari John Bernecker u rrëzua aksidentalisht nga një ballkon me lartësi rreth 8 metra dhe ra me kokë në dysheme. Ai u transportua menjëherë në spital, por 24 orë më vonë u deklarua i vdekur nga mjekët dhe familjarët.

Autorët e serialit të famshëm horror dhe fiction thanë se në skenën që po xhirohej, 33-vjeçari duhej të rrëzohej nga ballkoni, por mbi një dyshek të vendosur poshtë për sigurinë e jetës së tij. Por, 33-vjeçari është rrëzuar para kohe nga lartësia dhe për fatin e tij të keq, pak centimetra nga dysheku i vendosur për të zbutur rënien. Xhirimet e serialit janë ndërprerë për momentin.

Të fundit