Flash News

KRYESORE

Humb jetën futbollisti çek, dyshohet se ka kryer vetëvrasje

Humb jetën futbollisti çek, dyshohet se ka kryer vetëvrasje

Ish-futbollisti i çek i Spartës së Pragës, Pavel Pergl, ka ndërruar jetë në moshën 40-vjeçari.

Ai u gjet i vdekur në banesën e tij në Gjermani dhe dyshohet se ka kryer vetërasje.

Lajmin për ndarjen nga jeta të Pergl, është bërë i ditur nga klubi i Spartës së Pragës, nëpërmjet një njoftimi në faqen zyrtare.

“Një lajm shumë i keq për Sparta-n dhe tifozët e futbollit që dëgjojnë se ish-lojtari ynë Pavel Pergl ka humbur jetën. Ai erdhi tek Sparta si 10 vjeçar dhe ka luajtur 68 ndeshje për ekipin e parë”, shkruhet në njoftimin e skuadrës çeke.

Kujtojmë se Pergl ka luajtur për Spartën nga viti 2003 deri në vitin 2007, ndërkohë që është pensionuar nga futbolli në 2017-ën.

Të fundit