Flash News

KRYESORE

Humb jetën në aksident 10-vjeçari shqiptar, në gjendje të rëndë babai

Humb jetën në aksident 10-vjeçari shqiptar, në gjendje

Një 10-vjeçar shqiptar ka humbur jetën tragjikisht në Petritoli, në Fermano, Itali, pasi është aksidentuar me makinë së bashku me babain e tij, i cili ndodhet në gjendje të rëndë në spitalin e Fermos.

Aksidenti tragjik është regjistruar pak para mesnatës së djeshme, përgjatë rrugës që lidh Valmirin me Petritolin, pak para se të hynin në qendrën historike të qytetit.

40-vjeçari shqiptar po udhëtonte me një makinë ‘Fiat Panda’ në shoqërinë e fëmijës së tij. Për shkaqe ende të panjohura, shoferi humbi kontrollin e mjetit, i cili përfundoi duke u përplasur në një mur dhe më pas u përmbys. Nga përplasja e fortë, fëmija doli nga makina duke ndërruar jetë, ndërsa babai ishte i bllokuar mes ‘airbag’-ve të makinës.

Vogëlushi 10-vjeçar ndërroi jetë në vend, ndërsa babai, pasi u nxor nga zjarrfikësit, u transportua në kushte shumë të rënda në spital.

Gjithashtu në vendngjarje shkuan edhe karabinierët e Petritoli, ku trupi i vogël i fëmijës u transportua në morgun e Fermos.

Të fundit