Flash News

KRYESORE

Humb jetën në aksident shqiptari në Greqi, një tjetër në gjendje të rëndë

Një aksident i rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit, në Trikala në Greqi.

Si pasojë e aksidentit automobilistik ka humbur jetën një shqiptar 40-vjeçar dhe një tjetër ka mbetur i plagosur rëndë.

Sipas mediave greke automjeti me të cilin udhëtonin shqiptarët u përplas me një shtyllë betoni.

Në vendngjarje mbërritën policia dhe ambulanca, të cilët nxorrën nga automjeti trupin e pajetë të shoferit shqiptar dhe pasagjerin e plagosur. Mendohet se shkak i aksidentit ka qënë shpejtësia e lartë.

Identiteti i viktimës nuk bëhet me dije nga mediat greke.

Të fundit